Personazh 25 Shkurt 2019

Kush janë gratë e suksesshme shqiptare që kanë të njëjtën unazë të çmuar me zafir si të Kate Middleton

Personazh

Unaza prej 18 karatë që princi Charles i dhuroi princeshës Diana, nuk arriti asnjëherë të kishte famën që ajo pati më pas, në gishtin e Kate Middleton. Ndoshta për shkak se kjo e fundit shquhet si një personazh fashion, reporterët e shtypit rozë e komentuan së tepërmi lajmin kur William ia dhuroi asaj unazën gjatë propozimit për martesë. Që nga ai moment, unaza mbretërore u bë tejet e njohur dhe e parapëlqyer nga femrat në mbarë botën, përfshi edhe ato shqiptare. Në fund të fundit, kush nuk do të ndihet pak princeshë?

Por pse kjo unazë nuk u bë po kaq popullore në kohën kur mbahej nga Lady Diana, por pikërisht pas shumë vitesh, kur në gisht e vendosi një pjesëtare tjetër e familjes mbretërore?
Ndoshta për faktin se William guxoi t’ia dhuronte së dashurës së tij, duke ditur fatin e hidhur të së ëmës apo se Lady Diana, duke qenë aq e dashur jo vetëm për të, por edhe për të gjithë, do të arrinte ta transmetonte këtë cilësi edhe te Kate. Legjendat urbane arritën deri aty sa të thoshin se unaza do të sillte ters, ashtu si ndodhi me princeshën e Uellsit. Por, përpos gjithë këtyre, ajo unazë arriti të bëhej pjesë e bizhuterive të shumë femrave në botë.

 

Kjo unazë është blerë në vitin 1981 nga princi Charles, i cili e zgjodhi jashtë modeleve të ekspozuara në katalog. Fakti që kjo unazë u mbajt në dorën e Lady Diana e shndërroi këtë model në një modë, aq sa Sarah Ferguson bleu një afërsisht të njëjtë, vetëm se në vend të zafirit, ishte me gur rubin.

 

Gazetarja e njohur Rudina Xhunga ia ka dhuruar vetes unazen mbreterore, e nxitur nga klasi i stilit te Kate, por shume te tjera e kane marre ate dhurate, ose nga partneri, ose nga mamaja e tyre. Dy njerezit me te afert ne jeten e nje gruaje, per te cilet ajo mbetet gjithmone nje PRINCESHE...

 “Unaza ime nuk ka shume histori. Ia dhurova vetes kur u martova. Nuk kerkova nje unaze si te princeshes Kate, por kur e pashe, e zgjodha mes te tjerave dhe nuk e heq me nga dora, bashke me rrethin e marteses. Nuk jam e fiksuar pas personazheve dhe objekteve te tyre, por Kate Middleton ben perjashtim ne rregullat e mia. Me pelqen stili i saj.

Fatma Jaupi, pedagoge
“I adhuroj guret e cmuar, jane te vetmit qe perdor; nese nuk do te kisha mundesi t’i blija, atehere nuk do te perdorja asgje tjeter. I kam ngjare gjyshes, nga e cila kam kujtim nje pale vethe trashegim ne familje, si dhe nje unaze me gur rubin. Une dhe im shoq i bejme dhurata njeri-tjetrit ne data te rendesishme tonat. Ne 15 vjetorin e marteses ai me dhuroi kete unaze me zafir dhe brilante, frymezuar nga ajo e Kate Middleton, te cilen e kishte pare ne nje argjendari ne Tirane. Mesazhi i nje unaze me gur zafir dihet nga te gjithe, eshte shprehje e besnikerise. Pastaj ajo u pasua me nje pale vethe dhe se bashku bejne nje set fantastik.

Edlira Sulaj, ekonomiste
“Unaza eshte dhurate nga mamaja ime e mrekullueshme, qe si cdo here nuk le rast pa me bere dhurata teper te vecanta dhe domethenese. Kisha ditelindjen, beja 35 vjec dhe ajo erdhi e ma vendosi ne gisht te puna. U mrekullova, ishte unaze shume e bukur. Mamaja me befason gjithmone me dhurata te vecanta, eshte thjesht e paarritshme dhe e pakrahasueshme. Mendoj se cdo nene vajza e saj i duket si nje princeshe, prandaj dhe zgjodhi kete unaze si dhurate per mua.”

Mira Kazhani, gazetare
“Unaza eshte dhurata e mamit tim te dashur. Qekur e kam vene ne gisht me ka sjelle shume fat. Mendoj se nuk do ta heq me kurre, sepse unazat jane me te shtrenjta kur kane histori. Kam dashur shume qe te kisha nje kujtim nga gjyshja ime, Sabia, por ku t’i gjenin unazat gjyshet tona? Une jam romantikja e fisit dhe mamit tim nuk do t’i shpetonte kurre nje detaj i tille. Ende nuk e di kush i tregoi se ky ishte modeli im i preferuar, por ndoshta me mire keshtu”.

Jetmira Dushi, parukiere
“Unaza model princeshe gjithmone me kishte pelqyer, por nuk me kishte shkuar ne mendje qe kete e kishte kuptuar me kohe bashkeshorti im, i cili nje dite krejt te zakonshme me kerkoi te shkoja te sirtari i bukes qe t’i merrja nje fete per t’ia thekur. Shkova gjithe pertese, duke menduar se burrat jane egoiste dhe mendojne vetem per vete. Por shtanga kur ne vend te bukes gjeta nje kuti unaze. Eshte pa dyshim surpriza me e bukur qe me kane bere ndonjehere.” Nga Santana Çomora

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor