Aktualitet 25 Shkurt 2019

Avioni mbushet me tym dhe bën ulje të detyruar, pasagjerët rrëfejnë panikun gjatë fluturimit Tiranë-Ancona

Aktualitet

Një ngjarje aspak e këndshme ka ndodhur mëngjesin e djeshëm. 136 pasagjerë që ishin duke udhëtuar nga Tirana drejt Anconas me një avion të linjës ‘’Blu Panorama’’, papritmas janë lajmëruar se avioni i tyre do të kryente ulje emergjente.

Avioni i ''Blue Panorama'', i nisur për në Ancona u ngrit nga Rinasi në orën 7.38 minuta në drejtimin veri-jug të aeroportit, duke bërë më pas një kthesë të fortë djathtas mbi Kashar për t’ju drejtuar Ankonës

Por ndërkohë që ndodhej në lartësinë 1.432 metra, sipër Hamallajt në Durrës, në kabinën e avionit vërehet tym dhe ajër i rëndë. Menjëherë, avioni ka bërë një ulje të fortë duke zbritur brenda pak sekondash nga 1.432 metra në rreth 1.100 metra për t’ju drejtuar sërish aeroportit të Rinasit. Avioni është ulur në Rinas në orën 7.57, vetëm pak minuta pasi ishte ngritur ku për pak u bë shkak për tragjedinë më të madhe ajrore të ndodhur në Shqipëri.

“U ngritëm normalisht. Sapo kishim kaluar Durrësin kur pamë tymin në kabinë. Ishte tmerr, kishte edhe fëmijë që nisën të qanin. Pilotët filluan të bënin disa manovra të rrezikshme mbi det, gjë që shkaktoi panik masiv tek të gjithë.''-është shprehur për ''News 24'' një nga pasagjerët. Kompania ka shpjeguar se gjithçka erdhi si pasojë e solucionit larës të motorit, i cili nuk ishte tharë dhe rrjedhimisht pas nxehjes ai shkaktoi tym.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor