A do mbetemi pa çokollatë? Çmimi i kakaos arrin vlerën më të lartë në histori
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
E mbani mend herën e fundit që keni ngrënë kokoshka? Ndoshta mund të ketë qenë kur keni parë një film, ose ka kaluar aq kohë sa nuk e mbani mend ! Megjithatë kur të mësoni sesa të shëndetshme janë kokoshkat, e sigurtë që këto të fundit do të fillojnë të zëvendësojnë biskotat e çokollatat që i mbani fshehur nëpër shtëpi, vetëm për të shuar atë urinë e çmenduar!
Kokoshkat janë thjesht misër dhe në gjendjen natyrale, kjo drithër është shumë e pasur me fibra, acid folik, vitaminë C dhe vitaminë B ( niacinë, riboflavinë dhe tiaminë ).
Sipas një studimi të bërë nga American Chemical Society kokoshkat përmbajnë polifenole, një antioksidant shumë i dobishëm për organizmin. Polifenoli gjendet i përqendruar në pjesën e brendshme dhe të fortë të kokoshkave. Ajo që surprizoi studiuesit është se ky antioksidant gjendet më me shumicë tek kokoshkat sesa frutat e perimet.
Kokoshkat përmbajnë po ashtu shumë vitamina dhe minerale si: potas, fosfor, magnez, vitaminë A dhe natrium. Ndryshe nga frutat, ku fibrat përbëjnë 4% të peshës së përgjithshme, ato arrijnë në 250% tek kokoshkat. Fibrat janë shumë të rëndësishme pasi aktiviteti i tyre lidhet me aparatin tretës, si dhe rregullojnë përqendrimin e sheqerit në gjak dhe ulin nivelin e kolesterolit.
Është e këshillueshme të përdorni vaj të arrës së kokosit kur bëni kokoshka në shtëpi, ose edhe pa yndyrë fare.
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Çiljeta ka dhënë më shumë detaje nga jeta e saj personale, ku dhe ka folur për fëmijët e saj. Këngëtarja ...