Dy tërmete të fortë në Greqi, 5.2 dhe 5.7 të shkallës Rihter
Në orët e para të mëngjesit të sotëm shteti fqinj, Greqia është goditur nga dy tërmete të njepasnj&eum...
Qofshi tipi i kostumeve apo jo, gjithmonë është mirë ta kemi një të tillë në garderobën tonë, pasi na ndihmon për të dalë nga situata në momente të caktuara si pune ashtu edhe ndonjë aktiviteti argëtues.
Duke qenë se Santa asnjëherë nuk ka mbajtur një kostum të mirëfilltë, që në momentin që e ideoi atë, e mendoi që ta shfrytëzonte veç si xhaketën, ashtu edhe fundin. Ajo që e diferencon këtë kostum është material i përzgjedhur me aq shije tek Mia Tessuti, një stof i lehtë në ngjyrë vaji me cirka.
Kreyredaktorja e modës donte një kostum, i cili të ishte i shumëpërdorshëm, ndaj ajo luajti me detajet. Xhaketa ka një prerje në bel, me një jakë ushtarake ku qëndrojnë mjaft bukur 12 kopsat në ngjyrë floriri.
Pjesa e pasme është me pala korrenti, duke i dhënë më shumë feminilitet xhaketës.
Ndërsa fundi ka një prerje asimetrike ku njëra pjesë zgjatet më shumë se tjetra. Për ta lidhur me pjesën lart i janë vendosur dhe tre kopsa të tjera ngjyrë floriri. Santa na ka sjellë 4 mënyra të tjera, përveç asaj klasikes sesi ta veshim veç xhaketën e veç fundin.
Dy kombinimet me fundin
Për t'jua bërë sa më të lehtë realizmin e outfit-it Santa zgjodhi për dy kombinimet e para, dy bluza të plota në ngjyrë të zezë dhe kamel. Kjo për mos t'ju larguar "nga zona e sigurisë" kur vishni një fund në ngjyrë jo dhe aq të lehtë për t'u kombinuar.
Ngjyra e vajit rri mjaft mirë me ngjyrën e ëmbël kamel sipas Santës dhe sigurisht me të zezën, e cila nuk zhgënjen asnjëherë. Detajet plotësuese të outfit-it janë gjithashtu në harmoni me veshjen e tërë, si çizmet, apo çantat e zgjedhur me shumë kujdes.
Nëse keni një fund të ngjashëm në garderobë, këtu keni dy ide si mund ta vishni.
Dy ide kombinimi për xhaketën
Mundësitë për të veshur veç xhaketën, përfshijnë pantallonat, fundin, fustanet, por Santa vendosi të zgjidhte dy veshjet e fundit. Si kombinim të parë kryeredaktorja e modës realizoi këtë outfit! Një fund të zi të gjatë veshur me një kanatjere e cila nuk duket, pasi Santa e mendoi si një veshje të plotë me xhaketën. Në rast se këtë veshje e zgjidhni për orët e vona të darkës, mund të vishni sipër një pallto të ngrohtë.
Zgjedhja e dytë e Santës ishte ky fustan në ngjyrë ulliri, i cili shkon mjaft bukur me xhaketën me cirk në ngjyrë vaji e çantën nga thurje by E. Çizmet në ngjyrë kamel krijojnë një thyerje ngjyrash duke plotësuar këtë outfit më së miri. Është një kombinim aq harmonik saqë duket sikur fustani të ishte qepur posaçërisht për xhaketën. Kjo ishte java e kostumit dhe kombinimeve që Santa solli për fundin e xhaketën !
Në orët e para të mëngjesit të sotëm shteti fqinj, Greqia është goditur nga dy tërmete të njepasnj&eum...
Mbremjen e sotme, Valeri ka treguar me një pjesë të fermerëve fillimin e tij në fushën e modelingut. Valeri shprehet se g...
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...