Të dy me kancer, zbulohet takimi i fshehtë i Mbretit Charles me Kate Middleton
Mbreti Charles dhe Kate Middleton po mbështesin njëri-tjetrin në luftën e tyre kundër kancerit, të cilin ata po e luftojnë ...
Nga LINDA FISHTA/Fotografia ARMAND HABAZAJ
Po sikur supa e sotme të mos jetë klasikja me perime dhe makarona të vogla apo oriz? Doni një pjatë të shijeshme, të thjeshtë për t'u përgatitur dhe që të konsumohet menjëherë? Linda ka zgjidhjen që ju duhet, supë kremoze me spinaq dhe shparguj.
PËRBËRËSIT PËR 8 PERSONA: 3 lugë vaj ulliri, 3 qepë të qëruara dhe të prera në copa të holla, 1 presh i qëruar dhe i prerë në copa, 500 g patate (të qëruara dhe të prera mundësisht në kubikë të barabartë, që të ziejnë mirë njëkohësisht), 1.2 litër lëng perimesh i valuar (varet sa të trashë e doni ju supën), 10 shparguj të freskët ose të ngrirë, të pastruar dhe të prerë në copa, 500 g spinaq i pastruar dhe i larë, 250 ml pana kuzhine kripë e piper sipas nevojës
PËRGATITJA: Në një tenxhere me pak vaj skuqim qepën dhe preshin për pak minuta në
zjarr mesatar. Shtojmë patatet, lëngun e valuar dhe kripë, nëse lëngu nuk është i kripur. E lëmë në zjarr për rreth 20 minuta ose derisa të shohim që patatet janë zbutur. Shtojmë spinaqin dhe shpargujt dhe e zgjasim kohën e zierjes me 7/8 minuta. E heqim nga zjarri. Të gjithë masën e grijmë me grirësin me zhytje ose në blender, derisa të përftojmë një masë kremoze pa kokrra.
Shtojmë panën, epërziejmë dhe pasi ta rregullojmë për kripë e piper, e shërbejmë.
Mbreti Charles dhe Kate Middleton po mbështesin njëri-tjetrin në luftën e tyre kundër kancerit, të cilin ata po e luftojnë ...
Reperi me origjinë shqiptare, Sin Boy, teksa po performonte “live” në profilin e tij TikTok është dhunuar në mënyr&e...
Pas dasmës së Ilnisës dhe Meritonit, në shtëpinë e BBV3 do të martohet një tjetër çift. Dyshja simpatike R...