Reperi me origjinë shqiptare Sin Boy dhunohet live në TikTok
Reperi me origjinë shqiptare, Sin Boy, teksa po performonte “live” në profilin e tij TikTok është dhunuar në mënyr&e...
Kur bëhet fjalë për rregullat e familjes mbretërore, Meghan Markle ka treguar që jo vetëm ‘’s’i respekton’’ ato, por nuk ka ndërmend aspak të heqë dorë nga gjërat që i pëlqejnë për shkak të statusit të ri. Që prej martesës së saj princ Harry e deri më sot, dukesha e Sussex-it na ka provuar se i pëlqen të luajë me ‘’durimin’’ e mbretëreshës Elizabeth dhe të bëjë gjërat që do, si p.sh të guxojë me gjatësinë dhe dekoltenë e një fustani, të mos mbajë kapele, të tregojë shenja afeksioni me bashkëshortin e saj në publik etj etj.
Dhe nëse mendoni se shtatzënia do ta ndalonte, gaboheni pasi Meghan dëshiron të argëtohet edhe tani.Së fundmi, ajo ka fluturuar drejt New- York-ut, duke festuar me njerëzit më të afërt dhe me mikeshat e ngushta lindjen e fëmijës së saj të parë, në “The Mark Hotel”. Mes mikeve që festuan me të ishin edhe tenistja e famshme Serena Williams dhe aktorja Pryanka Chopra.Sipas raportimeve të para, dekori i festës ishte i gjithi në ngjyrat e pranverës me hije pasteli, ku mbizotëronin trëndafilat rozë, lulet e qershisë, shumë lodra dhe ëmbëlsira.
Abigail Spencer, mikeshë e ngushtë e dukeshës, duket se dha sinjalin e gjinisë së fëmijës që do të vijë në jetë. Aktorja 37-vjeçare, para se të hynte në festë, mbante në dorë një dhuratë, e cila ishte mbështjellë me letra blu. Kaq u desh dhe fansat pyesin: Dukesha dhe Princi Harry po presin djalë? Ndërkohë që në Angli ka patur një boom të kuotimeve rreth gjinisë të trashëgimtarit të ardhshëm.
Reperi me origjinë shqiptare, Sin Boy, teksa po performonte “live” në profilin e tij TikTok është dhunuar në mënyr&e...
Pas dasmës së Ilnisës dhe Meritonit, në shtëpinë e BBV3 do të martohet një tjetër çift. Dyshja simpatike R...
Dimitris Kokotas, këngëtari i njohur 56 vjeçar ka pësuar një arrest kardiak pasditen e djeshme dhe tashmë ndodhet nën kuj...