Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Kenny Honnas, do të zbulonte në moshën 18-vjeçare që vuante nga një sëmundje vdekjeprurëse e zorrëve, pasi humbi në mënyrë drastike 13 kilogramë, humbi shumë gjak dhe ra thuajse në gjendje koma për dy javë. Ai u diagnostikua me kolit ulceroz, një sëmundje e zorrës së trashë të shkaktuar nga inflamacion kronik. Është një ndër çrregullimet autoimune më të përhapura sot. Ky problem shëndetësor mund të vendosë në rrezik serioz shëndetin, pasi shkakton diarre ekstreme që shpesh shoqërohet me gjakderdhje të zorrës së trashë.
Çfarë e shkakton këtë sëmundje të zorrëve tek të rinjtë?
Është e rëndësishme të kuptojmë se stërvitja dhe të qenit aktiv nuk janë të vetmet mënyra për të qenë vërtet të shëndetshëm. Ju gjithashtu duhet të hani të shëndetshëm. Në rastin e Kenny, një sportist, edhe pse ai kishte qenë gjithmonë fizikisht aktiv, ai kishte një dietë shumë të varfër në lëndë ushqyese. Megjithatë rregullimi i regjimit ushqimor dhe i zakoneve të të ngrënit mund të përmirësojë ndjeshëm simptomat e kësaj sëmundjeje.
Në vend që të mishit dhe nënprodukteve të qumështit, të riut iu këshillua të ndiqte një dietë vegane. Dy vite më vonë, ai thotë se është më i fortë dhe më i shëndetshëm se kurrë më parë. Ai pretendon se eliminimi i qumështit, djathit, vezës, mishit dhe dieta e tij e re, e bazuar në perime e fruta, veçanërisht shumë banane ishte një trajtim efektiv i sëmundjes ! DailyMail
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...