Aksesore 19 Shkurt 2019

Magjia e artit të kapelave

Aksesore

Te një femër, kapela dhe parfumi bëjnë diferencën, për t’u përfaqësuar sa më elegante, shik e me më shumë shije. Ka një teknikë si për ta krijuar, ashtu edhe për ta mbajtur atë. Kapela ekuilibron përmasat e fytyrës. Është si arkitektura apo matematika. Ajo është aksesori më i bukur, nëse guxon ta përdorësh në jetën e përditshme apo në mbrëmjet elegante, sepse e gjen në forma të ndryshme, që i përshtaten çdo aktiviteti që përfaqëson një femër”, – thotë stilistja Mimi Memiaj. Ato janë dashuritë e saj të vogla, që nisin që nga format klasike, si royal casques, cloche, chapeline, borsalino si dhe kapela fashion. Secila prej tyre është e personalizuar dhe e zbukuruar me aksesorë unikë. Në këtë editorial fashion, ajo na njeh jo vetëm më këtë aksesor pa kohë, por edhe me një pjesë të koleksionit të saj të palltove dimërore. Sipas saj, ky dimër do të ketë plot ngjyra që do t’i japin femrës nuancat dhe shkëlqimin e duhur.

Fuqia e flirtit.Tërheqëse dhe të pafajshme në të njëjtën kohë.

“Luksi duhet të jetë i rehatshëm, ndryshe nuk quhet luks”- Coco Chanel

Coco Chanel është e para që hapi atelienë e kapelave në Paris. Ajo ishte një model frymëzimi për të gjitha femrat e asaj epoke.

Elegante e unike, kapela është ikonë e stilit pa kohë, e përdorur që nga njerëzit e thjeshtë e deri te familjet mbretërore, që e kanë një detaj të pandashëm të stilit të tyre.

Për femrat, kapela nuk është thjesht një aksesor, por një dëshirë femërore e lidhur me imazhin që krijon, larg së përgjithshmes dhe e përdorshme në çdo rast.

Kapelat kanë forma dhe ngjyra nga më të ndryshmet. Më shumë sesa një aksesor, ato janë art, që i fal pamjes sonë më shumë sharm, duke e bërë më të veçantë dhe më tërheqëse.

Të gjitha kapelat dhe palltot e përdorura në këtë editorial janë nga stilistja: MIMIMEMIAJ
Veshjet e tjera nga: Mango – Fashion Group Albania – TEG

NGA SANTANA ÇOMORA/ FOTOGRAFIA: EDVINA META
ART DIRECTOR: ORI KAMBERI/ GRIMI: NINA MYFTARAJ
MODELE: ARTEMISA KUSI, URSULA KOVACI, NAIRA QATO (GRACE MODELS ALBANIA)

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor