Pastrimi 17 Shkurt 2019

Truku i gjysheve nga koha kur nuk kishte lavatriçe, ja çfarë duhet të bëni për të patur rroba të bardha borë

Pastrimi

Për të mbajtur rrobat e bardha borë, si ditën e parë që i keni blerë, nuk është e mundur, nëse këto të fundit i lani vetëm në lavatriçe. Po ta lexonin gjyshet këtë që sapo shkruam, "do të na bënin rezil". Sipas tyre, rrobat e bardha kanë nevojë të trajtohen para se të lahen në lavatriçe e tani që po ngrohet koha e do nxjerrim bluzat e këmishat e bardha nga garderoba, do t'ju tregojmë një sekret të vjetër.

 

Për të hequr qafe njollat kokëforte e të tmerrshme të djersës ,e  jo vetëm ju nevojitet një pastë e përgatitur në kushte shtëpie me tre përbërës. Detergjent i lëngshëm që pastron edhe ydyrën (mund të jetë dhe ilaçi i enëve), peroksid hidrogjeni dhe sodë buke. Përzieni në raportin 1:2 detergjentin me peroksidin e hidrogjenit dhe aplikojeni mbi njollë. Më pas shtoni pak sodë buke dhe me ndihmën e një furçe fërkoni copën e veshjes derisa pasta të përthithet nga fibrat e bluzës apo këmishës.

Pas pastrimit, lereni  për të paktën një orë ose më shumë, dhe më pas lajeni si zakonisht. Gjyshet pretendojnë se metoda gjithashtu është e vlefshme edhe për njollat ​​në rrobat e errëta, por këshillohet që të mos e lini përzierjen në pëlhurë për një kohë të gjatë se zbehet ngjyra.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor