Njihuni me personazhet e njohur shqiptarë që agjërojnë muajin e shenjtë të Ramazanit
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...
Në ndryshim nga motra e saj Greta, e cila vazhdon të konsiderohet akoma si 16-vjeçarja e suksesshme në sytë e publikut, Eni Koçi është rritur aq shumë aq sa të ndërrmarrë një hap të ri dhe të rëndësishëm në jetën e saj, siç është fejesa. Pikërisht siç e lexoni, më e vogla e vajzave Koçi i ka thënë ‘’Po’’ propozimit për fejesë të partnerit të saj disa vite më të madh në moshë, këngëtarit Genc Prelvukaj.
Prej disa kohësh në shtypin rozë qarkullonin lajmet se këngëtarja simpatike dhe ish-pjesëtari i grupit të famshëm kosovar ‘’Etnon’’ ishin në një lidhje bashkë, mirëpo asnjë prej tyre nuk i konfirmoi këto zëra, duke thënë se bashkëpunimi i tyre ishte thjesht profesional. Kujtojmë këtu se ata kanë realizuar dy bashkëpunime deri më tani. Më pas çifti doli hapur, duke pranuar se ishin në një lidhje prej disa kohësh, por ja që Eni dhe Genci qenkan fejuar që më 3 nëntor 2018-të. Lajmin e ka bërë të ditur fillimisht Prevlukaj në llogarinë e tij në Instagram.
Ndryshe nga ç'mund ta imagjinonit, Genci ka zgjedhur një myrë tejet të thjeshtë për t'i propozuar të dashurës së tij, nën shoqërinë e qirinjve dhe dritës së hënës. ''Momenti më i bukur, n 137 Plaven e bukur, me të bukuren time. 03.11.2018 ''-shkruan ai përbri fotografisë që ka marrë shumë pëlqime dhe urime nga ndjekësit e tyre, por edhe kolegët. ''Eni Koçi po mendonte se skena u ndërtua për ‘photoshooting”,-ka shkruar ai duke treguar të fshehtat e propozimit. Më pas të njëjtat foto i ka publikuar edhe Eni duke shprehur emocionin me disa emoji. Të trashëgoheni edhe nga Living!
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...