Nutricionistja Diola Dosti bën publike videon plot puthje e prekje me partnerin e ri
Prej disa kohësh si një nënë beqare dhe super elegante, padyshim dhe e bukur, nutricionistja Diola Dosti nuk pengohet nga asgjë t&eum...
Të kujdesesh për shtëpinë nuk është aq e lehtë sa mund të mendohet, kjo është edhe arsyeja kryesore përse të gjithë mundohemi ta shmangim si përgjegjësi, sidomos dembelët. Megjithatë nuk mund të zgjasë përgjithmonë, apo jo? Një ditë të bukur, ju duhet të ulni kokën, të merrni sfungjerin dhe leckën dhe të pastroni. Megjithatë tavolina e ngrënies, dollapi, bufeja, gjithmonë do të ketë një njollë që do ju bëjë të humbisni toruan. Living ju zbulon disa truke interesante, shumë ekonomike dhe efektive të cilat pastrojnë më mirë se detergjentët:
Arrat: Arrat janë një produkt shumë i mirë për të pastruar mobiljet e drurit. Ato përmbajnë një lëng të ngjashëm me vajin, i cili arrin t’u japë shkëlqim dhe pastërti. Mjafton t’i qëroni dhe të fërkoni me thelpinjtë e tyre sipërfaqen që doni të pastroni. Më pas kaloni një leckë të thatë pambuku.
Majoneza: Nëse doni të hiqni njollat e ujit mbi sipërfaqen e drurit shtoni pak majonezë dhe lëreni të thahet. Më pas pastrojeni me një sfungjer të butë derisa njolla të hiqet plotësisht.
Vazelina: Vazelina gjend vend kudo. Nëse mobiljet tuaja janë gërvishtur, atëherë përdoreni. Lyeni zonën e dëmtuar me vazelinë të shkrirë dhe më pas fërkojeni me një napë. Shtresa yndyrore e vazelinës i jep shkëlqim mobiljeve.
Amoniaku: Amoniaku është i këshillueshëm jo vetëm për shenjat e mykut, por edhe për njollat e mobiljeve, eleminon kryesisht shenjat e duarve. Hidhni 1 filxhan amoniak në një litër ujë të vakët. Më pas fërkoni sipërfaqen me lëvizje të vazhdueshme rrethore. Këshillohet që amoniakun ta blini në farmaci.
Limoni: Lëngu i limonit është i këshillueshëm për njollat e mobiljeve. Ju mund ta bashkoni me ujë ose ta ndani përgjysmë dhe të fërkoni njollat e drurit.
Prej disa kohësh si një nënë beqare dhe super elegante, padyshim dhe e bukur, nutricionistja Diola Dosti nuk pengohet nga asgjë t&eum...
Pashka (ose edhe Pashkët) është festa (e kremtja) më e madhe e kalendarit liturgjik të Kishës Katolike dhe të kishave t&eum...
Pluhuri saharian i cili mbërriti në Shqipëri që prej mëngjesit të ditës së djeshme dhe që pritet të zgjas&eu...