Dekorime 14 Shkurt 2019

Një vatër mikroorganizmash dhe bakteresh në mes të shtëpisë? Për mos të rrezikuar shëndetin, kini parasysh këto karakteristika kur blini një tapet

Dekorime

“Nuk jam aq i pasur sa të blej gjëra të lira” nuk është thjesht një shprehje, por një mentalitet që duhet të bëhet pjesë e jetës suaj sa më shpejt. Çmimet e ulëta dhe kualiteti i dobët nuk përkthehen në kursim, përkundrazi. Të konceptosh blerjen e orendive shtëpiake si investim është një mënyrë e të menduarit që do t’ju shpëtojë nga shpenzimet e tepërta e të pamenduara mirë.

Tapeti është një nga ato blerje që nuk bëhet çdo ditë apo javë, ndaj tregohuni të zgjuar në atë që zgjidhni, por edhe të “gjuani” çmimet e mira ! Në Pierre Cardin, po bëhet nami me uljet e fundsezonit dhe është periudha ideale t’i ndryshoni faqen shtëpisë me një tapet apo sixhade të re.  Në përmasa e materiale të ndryshme, sixhadet e Pierre Cardin jane art. Por nëse jeni në kërkim të arsyeve përse duhet të shkoni pa u menduar dy herë në showroom-et e Pierre Cardin,  ku stafi sërish do t’ju presë për t’ju përgjigjur të gjitha pyetjeve, atëherë lexoni më poshtë !

E fillojmë nga çmimet, pasi në fund të ditës, përpos dëshirës së madhe për të blerë diçka që ia vlen, është “xhepi” ai që të kufizon.

Pierre Cardin do të gjeni promocione dhe çmimet më konkurruese në treg, nga tapetet  e deri tek sixhadet e leshta të punuara me dorë. Do të shpenzonit vetëm 150 euro për tapetet 1.2 x 1.8m,  250 Euro për tapetet 1.6 x 2.3m dhe 350 euro për tapetet 2 x 3 m . Ulje të parezistueshme ka dhe për sixhadet e leshta të punuara me dorë, ideale për këtë periudhë. Ato i gjeni me cmime fantastike deri në 60% më lirë.

POR në Pierre Cardin nuk blen vetëm tendencën më të fundit, por para së gjithash, cilësinë.

Tapetet, qilimat dhe sixhadet e Pierre Cardin Home janë anti-alergjike, anti-bakeriale, anti-mykotike dhe rezistentë ndaj pluhurit. Materiali i tapeteve të çfarëdoshme që keni të shtruar në shtëpi mund të jetë burim i problemeve shëndetësore si astma, alergjitë e ju të mos e dini fare.

Qimet sintetike, elementet kimike të përdorur në ditët e sotme për prodhimin e tapeteve, qepjeve apo zbukurimeve të tyre mund të krijojnë mjedisin perfekt për shumimin e mikroorganizmave, ndotësve dhe papastërtive si marimangat e pluhurit, mikro-insektet, sporet e mykut etj.  Këta alergentë  mund të rrezikojnë kryesisht shëndetin e fëmijëve që janë mësë shumti në kontakt të drejtëpërdrejtë me tapetin, duke qenë se luajnë mbi ta.

Por si mund të mbroni shëndetin tuaj dhe të fëmijës?
Në momentin që do të ndaloni së gjykuari  një tapet vetëm nga dizajni ,atëherë do të kuptoni sesa informacion duhet të keni për këtë blerje. Personeli në Showroom-et e Pierre Cardin është i hapur për t'ju përgjigjur të gjitha pyetjeve dhe të gatshëm për t'ju dhënë sugjerimet përkatëse për ambjentet tuaja, por më poshtë do të listojmë disa karakteristika që duhen patur parasysh kur blini një tapet; përfshirë këtu llojin e  fibrës, materialin, dendësinë etj.

Tapetet dhe qilimat që do të gjeni në Pierre Cardin janë të endura me fije natyrale, të prodhuar në formë natyrale-autentike siç janë: mëndafshi natyral, leshi natyral, bambuja natyrale dhe pambuku natyral, Këto materiale gjenden në cilësi shumë të mirë edhe nëse janë prodhuar me anë të proçeseve automatike në fabrika si mendafshi industrial, leshi industrial, pambuku dhe bambuja industriale, etj. Gjithashtu, ekziston edhe nje material tjetër tepër i shëndetshëm dhe cilësor në endje që është akreliku industrial.
Së dyti, çdo produkt shoqërohet me çertifikatën e cilësisë së tij dhe detajet për prodhimin. Njëlloj me ushqimet që ne konsumojmë, veshmbathjet apo produkte të tjera, edhe tapeti duhet patjetër të shoqerohet me çertifikatën e cilësisë dhe të dhënat për endjen e tij. Një tapet apo produkt tekstili pa çertifikatë cilësie është tregues i një produkti jo të sigurt apo jo i cilësisë që ne duhet të zgjedhim.
Së treti, duhet të tregojmë kujdes me mirëmbajtjen e tij. Sepse nëse në pastrimin e tapetit përdoren elementë kimik dhe forma me përmbajtje toksike apo jo të shëndetshmë, këto elementë kanë një mundësi shumë të madhe që të krijojnë mbetje në sipërfaqet e tapeteve edhe pas çdo larje.
Pika e fundit, por jo më pak e rëndësishme, lidhet me dendësinë e tapetit. Dendësi më e lartë do të thotë jetëgjatësi më e lartë, butësi që zgjat dhe rezistent në kohë ndaj shtypjes dhe për rrjedhojë edhe papastërtive.

Kur vendosni të dekoroni shtëpinë tuaj, mbani parasysh të gjithë informacionin e mësipërm. Veç dizajnit, ngjyrave apo formës, mendoni se ai tapet mund të shndërrohet në burim sëmundjesh, apo shëndeti, në varësi të zgjedhjes suaj ! Pierre Cardin kënsaq çdo shije, sepse është vendi unik ku stili, mirëqenia dhe portofoli bëhen bashkë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor