Showbiz 11 Shkurt 2019

Ç'paska hequr mamaja, për ta bërë vajzë për së mbari Olta Gixharin, "Deri në vit të dytë isha si çun dhe zihesha me ta"

Showbiz

Olta Gixhari është ndër aktoret e rralla shqiptare që ka fituar kaq shumë popullaritet, sepse ndryshe nga fusha të ngjashme, si prezantimi apo muzika, aktorët në Shqipëri nuk para vendosen kaq në qendër të vëmendjes. Ajo është e bukur, seksi e tërheqëse dhe di si të jetë në qendër të vëmendjes edhe kur nuk e kërkon këtë të fundit. Por duket se bukuroshja 33 vjeçare nuk ka qenë gjithmonë një femër fatale, sepse sipas saj ajo ka qenë më shumë si tip çuni. E ftuar në programin “E diell” Olta ka rrëfyer se nëna e saj shpesh herë thirrej në drejtorinë e shkollës, pasi ajo hynte në konflikt me djemtë.

Aktorja shtoi gjithashtu një detaj që s’e kishte kurrë më parë në ekran “ Unë jam bërë femër nga pamja në vit të dytë në gjimnaz. Gjithë jetën time kam mbajtur bufale, xhinse, zinxhira të varur, një shkop në dorë, kapele dhe flokë të gjatë të kapura bisht. Kështu kam qenë gjithmonë dhe mami im thirrej në shkollë nga drejtoria sepse ankoheshin se unë rrihja djemtë”. Ndonëse në dukje është paksa e vështirë ta imagjinosh, Olta ende është paksa harrakate në sjellje dhe ndoshta karakteri i saj e ka qenë gjithmonë pika e saj e fortë.

Fotografia Endrit Mërtiri

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor