Showbiz 11 Shkurt 2019

Kate Middleton ''zbeh'' shkëlqimin e yjeve në tapetin e kuq, u provon të gjithëve se është ajo ''mbretëresha'' e vetme e stilit

Showbiz

Ndërkohë që në New York shpalleshin çmimet  Grammy, ku shqiptarja Dua Lipa triumfoi duke u shpallur artistja e re më e mirë, mbrëmjen e djeshme u mbajt gjithashtu një ceremoni e rëndësishme ajo e ndarjes së çmimeve të Akademisë Britanike Të Filmit dhe Televizionit. Për të tretin vit radhazi, BAFTA bëri bashkë emrat më të njohur të kinematografisë evropiane dhe asaj amerikane, por sytë e të gjithëve u përqendruan tek një personazh: dukesha e Cambridge, Kate Middleton.

Mamaja e princit George, princeshës Charlotte dhe të voglit Louis, u shfaq rrëzëllitëse në radhët e artistëve të mirënjohur, duke u shpallur edhe si e veshura më mirë e këtij eventi. Ajo i la të gjithë pa fjalë, teksa kalonte në tapetin e kuq pranë të shoqit, njëherësh president i çmimeve BAFTA. Dukesha kishte veshur një fustan të bardhë me një shpatull jashtë dhe të gjatë deri në fund të këmbëve, që mbante emrin e të preferuarit të saj Alexander McQueen të cilin  e kishte kombinuar me një palë këpucë të firmës Jimmy Choo.

Vitin që lamë pas Kate u tërhoq nga jeta publike pasi mori lejen e lindjes dhe iu përkushtua tre fëmijëve të saj, megjithatë 2019-ta e gjen më në formë se kurrë, duke rikonfirmuar edhe një herë se kush është ‘’mbretëresha’’ e vërtetë e britanikëve.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor