Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Edhe pse në kryeqytet operojnë gati 15 linja të transportit urban, ky i fundit vazhdon të mbetet një nga shërbimet publike më kaotike, ku mungesës së kushteve si mosrespektimi i orareve, mbajtja fiku e kondicionerëve dhe fluksi i udhëtarëveve, u bashkangjitet edhe një problem shumë serioz: numri i pakët i aboneve për studentë. Për të përfituar një abone studenti duhet të kesh mik ose t’i drejtohesh tregut të zi në rrugë informale. Studentët thonë se e kanë të vështirë të sigurojnë çdo muaj abonenë prej 600 lekësh, ndaj detyrohen që të paguajnë për abonenë e përgjithshme e cila kushton gati sa trefishi.
E sikur të mos mjaftonte vetëm kjo, prej disa kohësh janë vënë disa kushte absurde për t'u pajisur me abone studenti. Ato janë vetëm për studenët që jetojnë në konviktet e ''QS-së'' brenda një rreze të caktuar distance nga fakulteti ku studiojnë. Në një prononcim për ''Ora News'' studentë shprehen '' Abonenë këtu e marrin vetëm personat që kanë miq. Shikoj në autobus njerëz tek të 40-at që kanë abone ndërsa ne si studentë blejmë rri me abonenë e përgjithshme”.
Në një raport të ''Qëndresës Qytetare'' bëhet me dije se 80% e studentëve nuk përfitojnë abone për shkak të numrit të limituar që del në treg. “13904 abone prodhohen çdo muaj për studentët e Tiranës. Kjo shifër plotëson vetëm 20% të numrit total të studentëve që kryejnë studimet në Tiranë”-thuhet në deklaratën e tyre.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...