Showbiz 10 Shkurt 2019

Çfarë ka ndodhur me Bihter-in pse aktorja turke nuk u pa askund në dasmën përrallore të Nihal

Showbiz

E mërkura ishte dita e madhe për aktoren e njohur turke, Hazal Kaya dhe producentin Ali Atay. Pas një lidhjeje të gjatë, 28-vjeçarja, e njohur në Shqipëri me rolin e Nihal në ''Dashuri e ndaluar, u martua me 42-vjeçarin Ali Atay në një ceremoni përrallash që kushtoi plot 100 mijë euro.

Në ceremoninë martesore, sigurisht që ishin të pranishëm disa prej aktorëve më të mirë turq. Miq dhe kolegë të çiftit, jo vetëm që nuk munguan në dasmë, por bënë të mundur që të krijonin një atmosferë sa më të bukur për të sapo martuarit. Megjithatë, një emër i cili i mungoi kësaj ceremonie, ishte Beren Saat.

Edhe pse të gjithë prisnin që ajo të ishte e pranishme në ceremoni, Beren nuk u duk asgjëkundi. Ky detaj i ka bërë përshtypje të gjithëve, duke qenë se Beren dhe Hazal kanë qenë mikesha dhe kanë punuar së bashku në disa projekte. Jo vetëm kaq, por në rrjetet sociale të Beren nuk ka minimalisht asnjë urim dashamirës kundrejt koleges për këtë etapë të re në jetën e saj.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor