Showbiz 10 Shkurt 2019

Një baba impulsiv si Alban Dudushi, ja ç'bën moderatori kur dikush i ngacmon vajzën adoleshente

Showbiz

Moderatori i njohur Alban Dudushi po shijon ndjesinë e bukurtë të bërit prind për herë të dytë, pasi ai dhe partnerja Bieta mirëpritën në jetën e tyre djalin Kroi Art më 14 maj të vitit 2017. Ndërsa Kroi po kalon etapat e para si bebe, e motra e tij Joel tashmë është adoleshente dhe për hir të së vërtetës është bërë njē zonjushë shumë e bukur. Alban Dudushi është shprehur edhe më herët që ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me vajzën e tij, e me siguri tani teksa ajo po rritet e po zbukurohet çdo ditë e më shumë, edhe për Dudushin mund të kenë filluar ato ‘sikletet’ e vogla që mund të ketë çdo prind.

I ftuar ditën e djeshme në emisionin ''Thumb'' ai ka folur për marrëdhënien me të dhe ka pranuar se diskutojnë për çdo gjë , madje edhe për ngacmimet që ajo merr nga shokët e klasës, duke u ndalur tek një rast nga një shok i klasës.
“Ka qenë njëherë dhe i kam thënë do ma tregosh kush është ai djali se do e takoj unë atë. I mbushi mendjen tim vëllai që i thuaj babit të mos shkojë se më vjen turp pastaj mua. E
lamë, ai nuk e ngacmoI më dhe natyrisht këto janë momente që ufff.”, tha ai.

“Bëjmë muhabet ne, shumë mirë për këto, është një pjesë që unë nuk dua të mungojë tek
ajo, nuk dua të mbaj të fshehta nga unë. Dhe këtë ja kam thënë. Në flasim për të gjitha
gjërat me njëri-tjetrin. Deri tani, nuk e di sa më thotë të vërtetën se mund edhe të më gënjejë, por nuk ka asnjë pëlqim që të ketë vazhduar më tej. Por natyrisht që edhe ajo më ka shprehur simpatirat.”, ka rrëfyer Albani.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor