Showbiz 10 Shkurt 2019

Pritjes i erdhi fundi, Elvana Gjata vendos të rikthehet pranë publikut në një datë të shënuar për shqiptarët

Showbiz

Ngjarja e rëndë e Bllokut, ku mbeti i vrarë një person dhe u përfshinë disa të tjerë, mes të cilëve edhe biznesmeni Ervin Mata, i kushtoi një shkëputje të shkurtër nga jeta artistike dhe publike Elvana Gjatës, mirëpo mesa duket nuk do të zgjasë shumë pasi këngëtarja e njohur do të rikthehet.

 

Sipas “Tirana Post” Elvana do të jetë më 17 shkurt në Prishtinë me rastin e përvjetorit të 11-të të Kosovës, në koncertin e parë pas ngjarjes në ish-Bllok. Elvana disa ditë më parë reagoi në një status të gjatë në Instagram dhe tregoi se ka kaluar një periudhë të vështirë si fizike ashtu edhe shpirtërore. Mirëpo, tashmë është gati për t’ju rikthyer muzikës, dashurisë së madhe të saj.

 

Do të jetë një recital akustik i ngjashëm me atë që bëri në Tiranë e shoqëruar nga violinisti i shquar Olen Cesari. Koncerti pritet të mbahet në një teatër të njohur në kryeqytetin e Kosovës. Lajmin e konfirmojnë njerëz të afërt të këngëtares që po merren me organizimin e eventit. Gjithçka do të jetë nën kujdesin e bashkëshortes së kryeministrit Ramush Haradinaj. Zonja Haradinaj po merret vetë me çdo detaj. Prishtina mezi po pret të dëgjojë live dhe në një akustikë të vecantë, Elvanën.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor