Showbiz 10 Shkurt 2019

«Unë nuk di as të gjuaj», Jonida Maliqi flet për ''vështirësitë'' në jetën e re si grua beqare

Showbiz

Jonida Maliqi është një ndër këngëtaret më të dashura të skenës shqiptare, me një karrierë të gjatë që nis që nga festivali i fëmijëve në Shkodër e deri tek prezantimet dinjitoze në festivalet më të mëdha në vend, ku nuk kanë munguar edhe çmimet e para siç ishte Festivali i 57-të i RTSH-së. Edhe pse Jonida është treguar gjithmonë e rezervuar për sa i përket jetës personale, lajmi i divorcit nga bashkëshorti Gent Prizreni do të bëhej shumë shpejt i ditur në media vitin e kaluar, ndonëse këngëtarja e njohur do të zgjidhte të mos prononcohej lidhur me këtë çështje për një kohë të gjatë.

Ditën e djeshme, ajo ishte e ftuar në emisionin “Thumb” të Aulonës dhe Fat,ës. ku ka folur për jetën e re si single. Ajo ka folur për flirtet dhe ka treguar nëse është ndonjë në rrjete sociale. “Unë jam njeri që nuk jap shumë hapësira, vetëm njerëzve të afërt. Kanë ndryshuar gjërat ose kam mbetur unë me të vjetrën. ër mua janë pak të shëmtuara këto rrjetet sociale ku pretendojnë njerëzit që të të bëjnë për vete.Nëse dikush të pëlqen, duhet të ketë kurajo të komunikojë me ty dhe jot ë të shohi, dhe pastaj të të shkruajë në Instagram.”

“Unë nuk di as të gjuaj. Packa dukem natyrë e komunikueshme,ekspresive. Reagoj por më vjen zor të shikoj sepse mendoj që flirtimi nis duke parë. E pyetur nëse mendon që ndonjëherë do jetë ajo që do hedhi hapin e parë, Jonida shprehet: “Jo jo kurrë, dhe s’ka për të ndodhur kurrë.”

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor