Showbiz 10 Shkurt 2019

Gigi Hadid rrëfen sëmundjen e familjes «Nuk ka qenë e lehtë të kujdesesha për ta, isha akoma fëmijë»

Showbiz

Edhe pse ajo është një ndër modelet më të suksesshme dhe të paguara të këtyre viteve të fundit, Gigi Hadid jo gjithmonë ka patur jetën që ëndërronte, përkundrazi i është dashur të rritet para kohë dhe të marrë disa përgjegjësi që nuk i takon një vajze të moshës së saj. Ajo është shfaqur së fundmi në  kopertinën e numrit të ri të revistës ‘’Elle’’, ku në një intervistë ndryshe ka zbuluar disa të pathëna për veten, ku  ndër të tjera ajo ka rrëfyer situatën e vështirë që ajo ka kaluar kur mamaja, vëllai dhe e motra ishte e prekur nga një sëmundje e quajtur “Lyme” .

Sëmundja “Lyme” është një virus bakterial që shfaqet në formën e njollave të kuqe në lëkurë, si dhe shkakton kruarje të shpeshta. Gigi ishte e vetmja nga familja, e cila nuk është e prekur nga kjo sëmundje dhe gjatë adoleshencës së saj i duhej të kujdesej për nënën, të motrën dhe vëllain.

“Të rritesha në një familje ku të tre pjesëtarët ishin të sëmurë më bëri shumë të pavarur. Nëna ime nuk mund të drejtonte makinën ose të çohej nga shtrati për disa ditë, kështu që unë çoja vëllain në shkollë ose përgatisja drekën. Por ndihesha edhe disi fajtore që isha e vetmja në familje që nuk mund t’i kuptonte atë që po kalonin. Është e vështirë kur e gjithë familja vuante dhe unë nuk dija çfarë të bëja”, shprehet ajo.

Modelja u pyet edhe për marrëdhënien me të motrën dhe nëse mes tyre ka ndjenja konkurrence. “Bella dhe unë kemi stile shumë të ndryshme. Një punë që kërkon Bella-n nuk është një punë për të cilën unë jam e duhura, kështu që nuk e marr kurrë personalisht. Në shumë mënyra, ajo më frymëzon. Ne mësojmë nga njëra-tjetra”, u shpreh supermodelja.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor