Kujdesi per fytyren 10 Shkurt 2019

MJAFT harxhuat për peeling, kjo është mënyra e vetme 100% natyrale që heq njollat kafe brenda 3 javësh

Kujdesi per fytyren

Ekspozimi i vazhdueshëm në diell, çrregullimet hormonale dhe përdorimi i produkteve kozmetike jo cilësore janë disa prej shkaqeve kryesore që çojnë në shfaqjen e njollave kafe në fytyrë. Por nga se shkaktohet ky problem aspak estetik ? Gjithçka lidhet me mbiprodhimin e  melaninës. Melanina dhe qelizat përgjegjëse për prodhimin e saj (melanocitet) janë përgjegjëset e drejtpërdrejta për pigmentin (ngjyrën) e lëkurës. Nqs edhe ju jeni një ndër ato femra që ka njolla kafe në fytyrë dhe jeni lodhur duke provuar kremëra dhe trajtime jo të efektshme, maska e mëposhtme është ajo që ju duhet.

Përbërësit: 6 aspirina, 50 gr kos dhe 2 lugë gjelle mjaltë. Shtypni fillimisht aspirinat derisa të kthehen në trajtë pluhuri. Më pas bashkojini me kosin dhe mjaltin. Pasi të jetë formuar masa homogjene ruajeni në një vazo të vogël qelqi. Lëreni kremin të lidhet mirë në temperaturë ambienti për 24 orë dhe më pas mund ta përdorni dy herë në ditë. Në mëngjes, përpara se të aplikoni kremin kundra diellit dhe në darkë para se të shkoni në shtrat.

Por cili është sekreti i kësaj maske? Acidi salicilik që gjindet tek aspirina njihet për efektin e tij antiinflamator dhe anti-plakje. Ai vepron si analgjezik që heq njollat dhe papastërtitë e ndryshme që grumbullohen në sipërfaqen e fytyrës. Kur acidi salicilik bashkohet me acidin laktik të kosit, që shquhet për efektin e tij zbardhues, rezultati është i mrekulleshëm: zbehje thuajse e plotë e njollave kafe. Trajtimi i mësipërm duhet përdorur të paktën tre herë në javë. Mos pritni rezultate befasuese që në fillim, por vetëm pas muajit të parë të përdorimit. Sakaq mos harroni të përdorni kremin kundra diellit çdo ditë dhe jo vetëm në plazh, ushqehuni shëndetshëm dhe pini sa më shumë ujë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor