Ish asistentja e paditi për ngacmim seksual, reagon Vin Diesel
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
NËSE DO TË KRIJOSH PËR FËMIJËT, FRYMËZIMI NUK MUNGON KURRË. Jo vetëm sepse bota e tyre është e pasur, por sepse ata vetë janë një frymëzim i pashtershëm. Megjithatë, të frymëzohesh për të bërë art nga nofkat që mamatë u vendosin fëmijëve është paksa e veçantë. Pikërisht këtë ka bërë stilistja Suela Brahimllari, e cila ua ka kushtuar fëmijëve krijimtarinë e një koleksioni dimëror palltosh.
GJATË PUNËS SIME ME FËMIJËT KAM DËGJUAR SHUMË PRINDËR E NJERËZ TË NJOHUR, TË CILËT I THËRRASIN TË VEGJLIT E TYRE ME NOFKA NGA MË BEFASUESET, - rrëfen Suela. - Kjo gjë më ka ngacmuar shumë dhe kisha kohë që fantazoja që këtë koleksion fjalësh zemre dhe mikluese ta shndërroja në një koleksion të veçantë.” Kjo ide tashmë e përfunduar, qëndron veshur në trupin e së brishtës Edelina Osmani, së ëmblës Tea Hazizaj dhe rrezatueses Sindi Veseli, tri supermodele të vogla, të cilat janë përzgjedhur të shpalosin këtë projekt, frymëzuar dhe krijuar nga zemra nënash.
PROJEKTIN PËR PALLTOT E PERSONALIZUARA TË VAJZAVE, SUELA E KA NISUR NJË VIT E GJYSMË MË PARË.
Për realizimin e një palltoje, është dashur minimalisht një deri në dy javë kohë. “Kam një staf, me të cilin bashkëpunoj për krijimet e mia dhe prej fillimit të punës kam ndjerë që ky koleksion ka qenë dashuri. Sa here përfundonim një pallto, përqafonim njëra-tjetrën,” - ndan për revistën Living krijuesja e këtij koleksioni kuptimplotë.
“Qershia dhe Luleshtrydhja janë vajzat e mia binjake. Kështu i mikloj unë ato të dyja, ndaj edhe palltot janë njëlloj. Ndryshojnë vetëm detajete vendosura sipër copës,”- rrëfen Suela
Një pallto për Qershinë, një për Luleshtrydhen, një tjetër për Luleqengjin e mami Rudina Magjistarit, një për Dritën, për Mjelmën, Diellin, Lulen, Trëndafilin, Fluturën, Mjaltin, Lulediellin dhe Rrushin. Janë krijime sa fantaziste, aq edhe të ëmbla, që duke iu bashkuar portreteve engjëllore të tri vogëlusheve, e bëjnë këtë dashuri mëmësore një kopsht parajse mbi tokë.
Ashtu siç ngjyrat formojnë në telajo, ashtu edhe epitet mikluese u dhanë formë këtyre palltove të denja për princesha të vogla. Nga ky frymëzim dashurie amësore erdhën në jetë dymbëdhjetë pallto për vajza. Të dymbëdhjeta janë krijime unike dhe të gjitha të punuara me dorë
NGA: ELONA JAÇELLARI FOTOGRAFIA: ENDRIT MËRTIRI/ MODELE: (Nga e majta në të djathtë) SINDI VESELI, EDELINA OSMANI, TEA HAZIZAJ
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...