Pjata kryesore 7 Shkurt 2019

Byrek me dy petë i mbushur me lakra të egra dhe vezë të ziera

Pjata kryesore

Nga LINDA FISHTA/Fotografia ARMAND HABAZAJ

Byreku ka për të qenë gjithmonë receta jonë e preferuar, pavarësisht mbushjes e cila duhet të jetë e përshtatur me sezonet, pra spinaqi të përdoret në kohën e tij, lakrat apo kungulli po ashtu. Është po aq i shijshëm edhe thjesht me qumësht dhe djathë.Sot e kemi bërë pak ndryshe sepse në mbushjen e tij kemi shtuar edhe vezë

Përbërësit për brumin:

• 500 g miell
• 90 ml vaj ulliri
• 200 ml verë e ngrohtë e bardhë
• 1 lugë gjelle kripë

Për mbushjen:
• 400 g lakra te ziera
• 350 g djathë të bardhë ose gjizë pa kripë 
• 1 vezë
• 100 g parmexhan i grirë apo djathë grana(lloj djathi tjetër)
• kripë
• piper
• Vezët brenda vendosini sipas dëshirës 


Përgatitja: Përziejmë të gjithë përbërësit për brumin derisa brumi të trashet, si brumi i bukës (me mikser ose me dorë). E mbulojmë dhe e lëmë derisa të përgatitim mbushjen. Shkrijmë lakrat dhe i shtrydhim për të hequr ujin. E presim me një thikë të mprehtë për lehtësim. E përziejmë me djathin dhe shtojmë vezën, djathin e grirë, kripën dhe piperin. Të gjithë përbërësit do të jenë shkrirë. Ngrohim paraprakisht furrën në 180°. Ndajmë brumin në dy pjesë. Krijojmë 2 toptha brumi dhe e hapim me petës. Vendosim sipër petës së parë përbërjen, fusim vezët e ziera fare pak (ose të paziera por nuk do kenë të njëjtën formë) dhe sipër i hedhim një petë tjetër. E pjekim për 30 minuta në furrë ne temperaturë 180°.

 

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor