Astroliving 7 Shkurt 2019

Kë do zgjidhnit të dashurin apo shoqen? Këto shenja horoskopi zgjedhin gjithmonë të dashurin

Astroliving

Sa rëndësi ka familja për ju? A jeni personi që do zgjidhnit çdo herë ata dhe jo shoqërinë? Disa shenja të horoskopit bëjnë pikërisht këtë. Ata e dinë se miqtë vijnë e shkojnë por familja është përgjithmonë. Këto janë shenjat që nuk e marrin familjen me lehtësi:

Dashi: është një mik i mrekullueshëm, por nqs i jep atij mundësinë për të zgjedhur miqtë ose familjen, gjithmonë do të zgjedhë familjen e tij të parën. Ai është shumë I bindur se çfarëdo të  ndodh në jetë, familja e tij do të jetë atje për të. Është padyshim njeriu që beson se miqtë do të vijnë dhe do shkojnë, por familja është përgjithmonë.

Demi: është një tjetër prej shenjave në grupin që familjen e kanë të parën. Ai është gjithashtu një mik i mrekullueshëm, beson se jeta është e vlefshme vetëm kur je i rrethuar nga njerëzit më të mirë. Miq? Sigurisht, por ndoshta jo aq intensiv sa familja.

Gaforrja: është ajo që gjithmonë mban shtëpinë dhe familjen e tij/e saj pranë zemrës . Pa marrë parasysh se ku e con jeta, ajo gjithmonë do të ketë një marrëdhënie të ngushtë me familjen. këta janë njerëzit që e kanë ngritur, e kanë dashur dhe i kanë mësuar se si të jetë personi që ai/ajo është sot - natyrisht, do të t'i mbajë ato sa më afër.

Bricjapi: po të pyesni Bricjarin kë do të vintë të parët familjen apo miqtë, ai gjithmonë do të thotë familjen; çdo herë dhe pa hezitim. Bricjapi është një shenjë shumë e orientuar nga familja që beson se lidhja e gjakut është shumë e rëndësishme - në thelb, ai e di që familja është ajo që i ka mbërthyer përgjithmonë. Në fakt, familja është ajo që Bricjapi I drejtohet për gjithçka; këshilla, ndihmë, ti e emërove.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor