Gjarpri tmerron pasagjerët në avion gjatë një fluturimi (Video)
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Të udhëtosh me fëmijë të vegjël nuk është e lehtë. Blogerja Stephanie Hollifield e di shumë mirë – kështu që kur një pasagjer në një fluturim së fundmi e gjykoi atë për sjelljen e vajzës së saj, ajo vendosi të shkruante një letër të hapur.
“Së pari e pashë kur psherëtive me zë të lartë ndërsa më ngule sytë mua dhe fëmijës tim sa hipëm në avion,” shkroi ajo në Facebook të dielën. “Ishte e qartë se u mërzite shumë nga prania jonë… vajza ime e vogël qeshi duke luajtur, natyrisht me zë shumë të lartë, që të fitonte pëlqimin tuaj”.
Hollifield, shpjegon se jo vetëm që ishte hera e parë që po fluturonte me një fëmijë, por vajza e saj Haley ishte tepër e lodhur dhe e zymtë dhe “zemërimi dhe ulërimat filluan shpejt”. Për fat të mirë, njëra prej stjuardesave ishte në gjendje ta qetësonte foshnjën, por ndërkohë Hollifield ishte acaruar nga pasagjeri ngjitur.
“I kërkoj falje të gjithëve përreth meje. Pothuajse fillova të qaja, “thotë ajo. “Ndihem e turpëruar dhe fajtore sepse nuk jam në gjendje të kontrolloj fëmijën tim.”
33-vjeçarja vazhdon t’i shpjegojë njeriut të çuditshëm se “ne bëmë më të mirën, dhe ky ishte maksimumi. Problemi nuk ishte me ne, ishte me ju. ” Hollifield përfundon letrën e saj me disa këshilla për këdo që mund të ndjehet i mërzitur nga fëmijët në fluturime.
“E kuptoj, fëmijët mund të jenë telash, por herën tjetër kur të detyroheni të jeni pranë tyre, shpresoj që do të jeni më shumë si stjuardesa. Shpresoj që në vend të zhgënjimit dhe shqetësimit të ndjeni shpresë dhe mirësi”, thotë ajo duke shtuar se”nëse nuk mund të buzëqeshni dhe të përshëndesni, atëherë heshtja do të jetë më mirë”./Burimi ''PËR NËNAT"
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Çaji e sidomos ai jeshil është një pije e mrekullueshme. Më poshtë ju tregoj 10 benefite të tij: 1. Çaji mund t'j...
Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të ...