Kujdesi per trupin 6 Shkurt 2019

Katër truke gjeniale si të parandaloni krijimin e flluskave dhe plagëve nga veshja e takave

Kujdesi per trupin

Takat janë padyshim një nga mustet e garderobës së femrës, e nëse këto të fundit  i mbani vetëm për raste e nuk i vishni përditë  sërish duhet t’i dini disa truke për t’i mbajtur takat e larta plot vetëbesim. Qëndrimi në majë të takave mund të rezultojë i dhimbshëm, nëse keni gabuar me numrin, nëse i keni blerë në darke (SHËNIM: takat duhen blerë gjithnjë paradite kur këmbët nuk janë të fryra). Për të parandaluar krijimin e flluskave, kallove apo plagëve, lexoni disa sekrete që duhet t’i çdo femër.

1. Nëse rrëshqisni me një palë taka të reja, fruani pak me letër smeril pjesën e poshtme të takës, në mënyrë që ta ashpërsoni pak. Në këtë mënyrë edhe nëse do të ecni në sipërfaqe të lëmuara e sigurtë që nuk do të jeni në rrezik.

2. Zgjeroni këpucët tuaja me akull
Meqenëse uji zgjerohet kur ngrin, mund të përdorni akullin për të zgjeruar këpucët tuaja. Mbushni dy qeska me ujë dhe vendosini në brendësi të takave dhe këto të fundit lërini për 4 deri në 8 orë në frigorifer. Sapo uji në qese të ketë ngrirë, hiqini këpucët nga frigoriferi dhe lërini në dhomë derisa uji të shkrijë në temperaturë ambienti. Voila! Këpucët tuaja duhet të jenë më të rehatshme. Një truk edhe më i thjeshtë për të zgjeruar këpucët e tua të reja është të ecësh nëpër to duke mbajtur çorape të trasha.

3. Zbusni materialin e fortë të këpucës me një tharëse flokësh
Ju mund të përdorni të ngrohtin e tharëses së flokëve për të zbutur materialin e këpucëve tuaja të reja. (sigurohuni që të lëvizni tharësen në mënyrë për të shmangur shkrirjen e materialit). Sapo materiali të jetë ngrohur do të shihni që materiali do të jetë i përthyeshëm dhe i butë

4. Parandaloni krijimin e plagëve dhe flluskave duke lyer këmbët me një antidjersë në trajtë sapuni
Aplikoni një antidjersë në trajtë sapuni në nyjet e gishtërinjve tuaj, mbrapa në këmbët tuaja, majën e këmbës tuaj ku pjesa e prapme e këpucës mund të fërkojë lëkurën. Kjo do të krijojë një pengesë të padukshme midis këmbëve tuaja dhe këpucëve tuaja dhe do të parandalojë fërkimet

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor