Shëndeti i gruas 4 Shkurt 2019

Rastet kur gungat e forta në gji nuk paralajmërojnë kancer; si të dalloni tumoret beninje nga sëmundja vdekjeprurëse

Shëndeti i gruas

Sipas Everyday Health, kanceri i gjirit zë 26% të gjithë llojeve të kancerit që prekin femrat çdo vit. Sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit, mbi 240 mijë raste të kancerit të gjirit diagnostikohen çdo vit dhe 40 mijë prej tyre vdesin nga sëmundja, duke u bërë kështu shkaktari i dytë i vdekjes nga kanceri tek femrat. Kjo sëmundje është një ndër format më të përhapura në mesin e grave, por njohja e shenjave të para dhe diagnostikimi në kohë rrit me 90% shanset për të luftuar kancerin. Shenjat paralajmëruese i lexoni në këtë link . Por ndodh që në zonën rreth gjinjve të formohen gunga të forta që jo domosdoshmërisht janë grumbullime qelizash të këqija. Ka një sërë arsyesh përse në kohë të ndryshme shfaqen këto gunga jo kanceroze dhe më poshtë Living do të listojë 5 shkaqet kryesore. 
Mund t'ju interesojë gjithashtu: Mitet rreth kancerit të gjirit që duhet të ndalojmë së besuari

1. Ju keni gjinj të fortë
Gjinjt janë një kombinim i indeve yndyrore dhe indeve lidhëse. Gratë me gjinj më të fortë kanë më shumë inde lidhëse dhe më pak inde yndyrore. Dy të tretat e grave para menopauzës dhe një e katërta e femrave pas menopauzës kanë inde të dendura të gjirit. Në një mamografi tradicionale, kjo mund të jetë shumë e vështirë për t'u treguar duke lënë mjekët të dyshojnë për kancer, por një kthim pas në kohë sesi kanë qenë gjinjtë tuaj në të 20 a 30-at do t’ju bënin të kuptonit këto gunga. 
2. Ju keni tumor jo kanceroz
Zakonisht shfaqen tek femrat në të 30-at e tyre dhe këto gunga janë tumore beninje. Mund të ndihen të forta tek i prek me dorë, por do të mjaftonte një vizitë tek specialist për t’u diagnostikuar saktë.

Mos humbisni gjithashtu: 5 simptoma të kancerit të gjirit që mund të ngatërrohen me sëmundje të tjera dhe s’duhet t’i injoroni
3. Cistet
Ndryshimet në indet e gjirit të shkaktuara nga cistet janë të zakonshme dhe nuk paralajmërojnë asgjë të keqe. Ndryshimet e gjirit fibriocistik prekin rreth 60 për qind të grave, pra është më e zakonshme nga se mendoni. Cistet janë të rrumbullakëta, të lëvizshme, të mbushura me lëng. Për fat të mirë, ato mund te zhduken duke kufizuar kafeinën dhe nikotinën. 
4. Mpiksje gjaku
Edhe pse e rrallë, në gji mund të formohet një kokërr si pasojë e sëmundjes Mondori si rezultat i një tromboflebiti sipërfaqësor (pra, koagulimi i gjakut në venat nën lëkurë) 
5. Periodat
Ndryshimet hormonale gjatë ciklit menstrual ose edhe shtatzënisë mund të shkaktojnë fryrje dhe forcim të gjoksit. Sipas Institutit Kombëtar të Kancerit, është normale të ndjesh gunga dhe gjatë ciklit menstrual në sajë të lëngjeve shtesë në gjoks për shkak të hormoneve. Burimi: HEALTH

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor