Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Miliona amerikanë po përjetojnë temperaturat më të ulëta te regjistruara ndonjëherë, si pasojë e një masë ajrore të ftohtë që vjen nga Arktiku e cila është përhapur me shpejtësi në të gjithë vendin. Temperaturat shënuan -30 gradë Celcius në Chicago, ndërkohë që në Grand Forks, kapën vlerën rekord prej 054 gradë Celcius. Megjithatë, disa njerëz e kanë shfrytëzuar këtë situatë për të bërë eksperimente qesharake.
Për shembull, në Iowa, temperaturat janë ulur aq shumë saqë një banoreje i kanë ngrirë flokët e lagur. Taylor Scallon ka ndarë në llogarinë e saj në Twitter një video që tregon sesi ajo doli me flokë të lagur jashtë dhe ato ngrinë.
Klipi i shkurtër tregon Taylor e cila qëndron në pragun e shtëpisë së saj ndërsa flokët i qëndrojnë vertikalisht të ngrira. Videoja e shpërndarë në Twitter ka marrë mbi 1.62 milion shikime në kohën e publikimit (1 shkurt), ndërsa postimi vetë ka marrë mbi 12,500 “retweets” dhe 42,000 pëlqime.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...