Tendencat e fundit te modes 31 Janar 2019

Nga guaskat deri tek zinxhirët e trashë; Aksesorët dhe bizhuteritë që do të plotësojnë pamjen tuaj këtë verë

Tendencat e fundit te modes

Trendet e bizhuterive ndryshojnë çdo sezon ashtu si veshjet, këpucët apo çantat. Prurjet e reja të këtij viti me shumë mundësi do të përqafohen nga masa, sepse janë thjesht të adhurueshme. Gjithmonë duhet të bëjmë hapësirë ​​në gardërobën tonë për bizhuteritë apo aksesorët, sepse këto të fundit gjithmonë plotësojnë outfitin tonë dhe e ngrenë këtë të fundit në një tjetër nivel. Këtu po listojmë katër tendencat e vitit 2019, të cilat kanë dalë direkt nga koleksionet e stilistëve me famë botërore.

Guaskat janë një nga trendet në ngjitje këtë sezon. Të përshtatshme për periudhën e verës, varëse, vëthët apo byzylykët me guaska do t’i shihni jo vetëm në plazh...

Zinxhirët e trashë të artë do të jenë një Must për vitin 2019. Ky trend do të na kthejë pas në vitet ’80 e ndonëse mund të duket një trend paksa retro a demode, zinxhirët e trashë në ngjyrë floriri (qofshin origjinalë apo jo ) do të jetë në modë.

Vathë të ndryshëm
Nëse do të ecnit në rrugë para disa vitesh me vathët e ndryshëm, ndoshta njerëzit do të habiteshin , por këtë vit, kjo është moda. Veç veshjeve vajzave do u duhet të kombinojnë edhe vathët.

Trend: flokët me vaj
Para se të lini shtëpinë, sigurohuni që mos t’ju lëvizë qimja... Flokët e kapura bisht, topuz, duhet të jenë të lidhura fort pas kokës dhe të lyera me dyll apo vaj

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor