Shëndeti i gruas 27 Janar 2019

''Nuk do të kem kurrë fëmijë'', historia e 22-vjeçares që ka kaluar në menopauzë për shkak të abuzimit me dietat

Shëndeti i gruas

‘’Sa herё kaloj pranё ndonjё parku lojёrash dhe dёgjoj zёrat gazmorё tё fёmijёve, nuk mund tё mos mendoj pёr fatkeqёsinё time: nuk do tё bёhem dot kurrё nёnё. E di, nuk duhet tё mendoj pёr kёtё gjё tani, por ajo qё ndodhi mё ka ndryshuar jetёn, mё ka privuar nga kёnaqёsia e tё sjellit njё fёmijё nё jetё, por edhe ka shtuar tek unё frikёn se do tё mbetem vetёm.’’-kёshtu e nis rrёfimin e saj Heather Muir, studentja 22-vjeçare skoceze, e cila pёr shkak tё abuzimit me dietat ka kaluar nё menopauzё ende pa mbushur 20 vjeç.

Pёr tё nuk ёshtё e lehtё tё flasё pёr kёtё temё, megjithatё studentja nё Glasgow zbulon pёr tabloidin ‘’The sun’’ se gjithçka ka nisur qё fёmijё, atёherё kur ajo kishte vetёm njё ёndёrr: tё bёhej njё balerinё e famshme. ‘’Jam marrё me balet qёkur isha 6 vjeç. Bёja prova çdo ditё dhe pёrpiqesha qё atёherё tё kujdesesha pёr peshёn time, mbi tё gjitha t’u qёndroja larg ёmbёlsirave. Megjithatё gjithçka ndryshoi kur isha 12-vjeç.

Disa shoqe tё kursit tё baletit mё treguan se ishin dobёsuar duke mos ngrёnё dhe bёra tё njёjtёn gjё. Mamaja ime filloi tё dyshonte, por nuk mori vesh asgjё pasi justifikohesha duke thёnё se isha viktimё e bullizmit nё shkollё, dhe nuk doja tё haja drekё me shokёt dhe shoqet e klasёs.

Duke u rritur fillova tё shkoja nё palestёr dhe tё vrapoja. Tanimё qёllimi ndryshoi, nuk doja tё isha balerinё, por tё isha sa mё e dobёt. Nё moshёn 16-vjeçare peshoja 38 kg, por nuk kёnaqesha me kaq, doja tё humbja akoma edhe mё tepёr peshё. Gjatё kёsaj kohe u anёtarёsova nё disa site pro anoreksisё dhe fillova tё ndiqja me rigorozitet programet e tyre ushqimore qё kufizoheshin tek bishtajoret dhe limoni. 

Mamaja ime e kuptoi se gjёrat nuk po shkonin aspak mirё dhe nisa njё trajtim pёr tё shtuar peshё. Kur u regjistrova nё universitet fillova tё kisha simptoma tё çuditshme, si pёr shembull tё ndjeja afshe nxehtvsie dhe tё kisha probleme me gjumin. M'u ndёrpre gjithashtu cikli menstrual. Bёra njё test shtatzёnie, por rezultoi negativ. Pasi u konsultova me njё mjek gjinekolog mё konfirmoi se po kaloja nё menopauzё tё parakoshme dhe se nivelet e mia hormonale ishin ulur aq shumё, pёr shkak tё kequshqyerjes.''- pёrfunndon ajo.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor