Shëndeti i gruas 26 Janar 2019

Femrat po vendosin majdanoz në vaginë për këtë arsye dhe gjinekologët e ndalojnë rreptësisht

Shëndeti i gruas

Në rrjet qarkullojnë lloj lloj kurash, metodash natyrale për të trajtuar probleme të ndryshme, por kjo nuk do të thotë që të gjitha janë për t'u provuar. "Çmenduria" e radhës duket të jetë ajo e majdanozit si kurë për ciklin menstrual.Me sa duket, gratë po vendosin majdanoz në vaginën e tyre në rastet e vonesës së ciklit menstrual.

Sipas dikujt që e nisi e para këtë në një postim në rrjetet sociale, besohet se majdanozi ndihmon në zbutjen e qafës së mitrës dhe do të shkaktonte ardhjen e peridoave.Të tilla gjëra është e lehtë të bëhen virale në rrjet e njerëzit priren t'i besojnë përvojave të të tjerëve, ndoëse nuk ka asnjë bazë shkencore që e vërteton këtë gjë.

Por si mendojnë gjinekologët për vendosjen e majdanozit në vaginë?

 “Nuk ka asnjë dëshmi se diçka e tillë do të funksiononte,” thotë Christine Greves, mjeke gjinekologe.

Ajo shpjegon se fakti që majdanozi është një bimë shumë e shëndetshme për t’u përdorur në receta nuk e bën atë një erëz të freskët të përshtatshme për çdo kurë . Madje, sipas mjekes, prania e majdanozit në vaginë do të prishte ekulibrin e florës vaginale dhe pH.

Kur balanca normale e baktereve dhe mikroorganizmave të tjerë në vaginën tuaj është jashtë normales, ju bëheni më të ndjeshme ndaj problemeve, të tilla si kruajtje, acarim, ose infeksion maja.

Nëse keni përfunduar me ndonjë nga këto komplikime, atëherë janë dëmtuar indet në vaginë që natyrisht ju mbrojnë nga infeksionet më të rrezikshme. “Indet nuk mund të bëjnë punën e tyre, që është sigurimi i mbrojtjes,” thotë Dr. Greves dhe kjo mund t’ju bëjë më të ndjeshme ndaj marrjes së një infeksioni seksualisht të transmetueshëm.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor