Si të visheni për Pashkë, disa kombinime që duhet t'i provoni menjëherë
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Animal print, është dizajni i pakohë i cili rikthehet sezon pas sezoni ! Nëse deri para pak muajsh ishte printi i gjarprit, ai i cili na veshi nga koka te këmbët, këtë peridhë mbi fron ngjitet printi i zebrës. Nëse ende keni mbetur tek njollat e leopardit e nuk guxoni me prurjet e reja, Living do jua bëjë më të lehtë duke ju treguar si mund ta vishni në të përditshmen tuaj. Ndonëse ngjyrat e këtij printi e bëjnë më të lehtë,veshjen e rrobave “zebër” sërish ka vend për të gabuar, ndaj ndiqni këshillat e mëposhtme dhe shfletoni galerinë për t’u frymëzuar.
Filloni me aksesorët
Mënyra më e mirë për të përqafuar një trend të ri me të cilin nuk jeni mësuar, është të filloni nga aksesorët që nuk bëjnë shumë zhurmë. Blini një palë këpucë, një çantë apo një palë vathë me këtë print e shikoni se si ngadalë do të dëshironi të guxonit edhe më shumë.
Mos përzieni ngjyrat
Qëndroni brenda zonës së sigurtë dhe mos guxoni me ngjyrat e tjera, veç të bardhës dhe të zezës. Në këtë mënyrë do të ndiheni më të sigurtë me një outfit dhe rreziku për të gabuar është thuajse inekzistent.
Tentoni të tërhiqni vëmendje, e këtë ta bëni me atë veshje që është IN për momentin. Sigurohuni që printi i zebrës të tërheqë mjaftueshëm vëmendje, ndaj blini një këmishë, një pulovër apo një fund me këtë dizajn.
Këshilla e fundit, por jo më pak e rëndësishme besojini stilit tuaj unik dhe asgjë nuk do të shkojë keq!
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Ish-Missi dhe modelja shqiptare, Sara Gjordeni, e cila u bë e famshme për pjesmarrjen e saj në Big Brother, është revoltuar me koment...