Shenjat që paralajmëron Meri Gjini, çfarë ju pret këtë fundjavë
Meri Gjini ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat, për atë çfarë i pret në katër ditët e ardhshme...
Emily Nicholson nuk e kishte imagjinuar kurrë që një vizitë e thjeshtë mjekësore do t’i ndryshonte përgjithmonë jetën. 24-vjeçarja angleze nga York kishte ëndërruar që e vogël të ishte pjesë e botës së modës, madje prej kohësh ishte zhvendosur në Australi, ku kishte krijuar edhe eksperiencat e para si modele, mirëpo një sëmundje e rëndë do t’i jepte goditjen që askush nuk e priste.
Në shkurt të 2016-ës, ajo u diagnostikua me Astrocytoma, një nga llojet më të rralla të kancerit në tru. Nga ky moment ndryshoi jo vetëm jeta e saj, por edhe e prindërve dhe motrës së saj që iu përkushtuan kurimit të Emily-së. Mjekët i parashikuan vetëm një vit jetë, mirëpo ajo tejkaloi çdo parashikim të mundshëm dhe tregoi se dëshira për të jetuar ishte më e fortë se vetë sëmundja.
Por përveç familjarëve, në krah të saj ishte gjithmonë edhe një njeri shumë i shtrenjtë për të, i dashuri i saj që prej adoleshencës Jammie Smith, i cili në momentin kur zbuloi sëmundjen e të Emily-së i kërkoi të martoheshin bashkë.
Edhe pse dukej çmenduri, ata ishin të vendosur për të kaluar bashkë ditët që i kishin mbetur 24-vjeçares. Mirëpo pak ditë para martesës, ai vendosi t’i jepte fund duke i thënë që nuk e donte më dhe se nuk mund të martohej me një vajzë të shëndoshë si ajo. Për shkak të kemioterapisë dhe trajtimit me steroide, 24-vjeçarja kishte shtuar plot 30 kg brenda 6 muajsh.
''Nuk mund ta besoja që kjo gjë po më ndodhte mua. Kishim organizuar edhe festat respektive të beqarisë. Çdo gjë ishte gati. Ndihesha e fyer dhe e përbuzur pasi ai u nda me mua me anë të një mesazhi në Facebook. Të gjitha shpresat, ëndrrat she pritshmëritë e mia u kthyen përmbys brenda një minuti të vetëm. Por ia dola mbanë të mblidhja veten, ta doja më shumë dhe të luftoja kundër sëmundjes, me të cilën vazhdoj të përballem çdo ditë''-ka rrëfyer ajo për ''Mirror''. Historia e Emily ka krijuar bujë në rrjete sociale, duke u shpërndarë më shumë se 50 mijë herë në profilet në Facebook.
Meri Gjini ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat, për atë çfarë i pret në katër ditët e ardhshme...
“Kam fol me familjen time kur u zura me Meritonin”, kështu ka deklaruar Rike Roçi në një diskutim brenda shtëpis&...
Njoftimi i Kate Middleton se ishte diagnostikuar me kancer tronditi botën, menjëherë pas lajmit se edhe mbreti Charles vuante nga kanceri, duke...