“Ankthi i eliminimit”, Buçko: Mund të dalë edhe Roberti
Një pjesë e fermerëve teksa qëndrojnë në verandën e “Ferma VIP” kanë diskutuar për nominimet dh...
Në shtëpinë e moderatores simpatike Stela Kotri, dje ka pasur festë. Djali i vogël i prezantueses së dashur ka festuar datëlindjen dhe sigurisht që në një ditë të bekuar si kjo, mami Stela nuk mund të mos e uronte dhe të kujtonte lindjen e tij, e cila mesa duket nuk ka qenë edhe aq e lehtë.
"Unë quhem Amos Muça dhe sot bëj 2 vjeç. Mami më ka thënë që edhe pse vëllai Eros ishte fëmija i parë në familjen tonë, prapë kur erdha unë në jetë lumturia ishte e një tjetër dimensioni sepse dashuria nuk përsëritet,as zëvendësohet, por lind ndryshe çdo herë me të njëjtën fuqi. Madje mami më thotë që vërtet Eros është princi i familjes, ama unë jam dielli që ka shkëlqyer në çdo drejtim jetën e tyre.
E kujtoj shumë mirë datën 20.01.2017 sepse kur erdha në këtë botë m’u deshën 24 orë të ambientohesha me boten e re, aq sa doktorët e maternitetit #koçogliozheni më morën nga mami dhe më ndihmuan me aparatura që frymëmarrja ime të normalizohej.Por gjithçka kaloi falë doktorit @ilirtasha, që kishte qenë i përkushtuar në çdo detaj dhe ishte kujdesur që shtatzënia dhe lindja ime të shkonte sa më mirë.
Deri tani mami kaq më ka treguar, por e di që ky është vetëm fillimi i një jete të gjatë që kam përpara sepse misioni im tani është të jetoj deri 100 vjeç. #happybirthday #amosdashuria #2yearsold"- shkruan Stela në mbishkrimin që shoqëron foton e ëmbël, e cila ka marrë shumë pëlqime pozitive dhe komente.
Një pjesë e fermerëve teksa qëndrojnë në verandën e “Ferma VIP” kanë diskutuar për nominimet dh...
Luna Met'hasani, vajza e gazetarit Defrim Met'hasani ka fituar betejën me tumorin. Lajmin e mirë e ka dhënë vetë Luna, përmes nj...
Mosha bashkë me genet janë një faktor vendimtar në goditjen e ishemisë. Ndonëse këto faktorë janë të pandry...