Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Pak kohë më parë këngëtari Flori Mumajesi konfuzoi fansat e shumtë me një fotografi në instagram. Në këtë post ai nënkuptonte largimin nga muzika, një temë kjo që e mundon prej kohësh. Shumë filluan të besonin se e afërt do të ishte koja që ai do ta bëntë këtë gjë! Ditën e djeshme ai ka vendosur të sqarojë cdo gjë me një video në të cilën u shpreh si më poshtë:
“Para pak ditësh me anë të një postimi, ndava me ju një ndjesi, një emocion, të cilin në fakt, e mendoj prej kohësh, më vjen herë pas here dhe të jem i sinqertë më mërzit, më shqetëson!
Por thashë le ta ndaj me juve!
Dhe në fakt nga mesazhet, nga komentet që më kanë ardhur, nga miq, kolegë, dashamirës, juve, kuptoj që nuk jam gati akoma të largohem nga ajo. E kam shumë të vështirë t’i largohem asaj që i kam dedikuar jetën prej kaq vitesh, që e dua kaq shumë prej kaq vitesh!
Kështu që sot me diell edhe shpirtin mendoj që në këngën e ardhshme do mundohem të bëj maksimumin që të vij tek ju t’ju përqafoj, bashkë me atë, me muzikën, siç kam bërë gjithë këto vite. Ju faleminderit dhe të dielë të këndshme të gjithëve!” Jeni të qartë tani?! Nuk ka asgjë për tu shqetësuar.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...