Gjarpri tmerron pasagjerët në avion gjatë një fluturimi (Video)
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Në Living kemi shkruajtur shumë rreth sindromës së ovareve policistike, por ky problem shëndetësor, do të rezultonte fatal për shtatzëninë e Krysta Davis. Niveli i ulët i progesteronit do të shkaktonte anencefali, një defekt serioz ku një fëmijë lind pa pjesë të trurit dhe kafkës. Ky do të ishte fati i një vogëlusheje, emri i së cilës, Nana, i ishte vendosur që në bark, por nuk do e gëzonte për më shumë se një javë.
Nëna e re do e mësonte këtë lajm në javën e 18-të të shtatzënisë dhe po atë ditë mori lajmin se e vogla e saj sapo të lindtte nuk do ia dilte dot mbanë. Megjithatë doktorët i dhanë dy opsione prindërve të rinj: të vendosnin ta mbanin fëmijën për t'i dhuruar organet e vogëlushes, ose të abortonte në atë moment. Krysta ishte e bindur në vendimin e saj dhe donte ta sillte në jetë , Nanën e vogël, vetëm që shumë prindër të tjerë të mundeshin të mbanin gjallë në duar foshnjet e tyre, dhe pse ajo vetë nuk do të mundte.
Vajza e vogël erdhi në jetë në prag të Krishtlindjeve dhe u duk se sfidoi shumë nga parashikimet e mjekëve. Ndonëse këta të fundit prisnin që ajo të ndërronte jetë me orë, e vogla jetoi deri nëtën e ndërrimit të viteve.
Edhe pse ajo jetoi vetëm një javë, vajza ka pasur një ndikim të rëndësishëm në jetën e shumë vetave. Nëna shpjegon se valvulat e zemrës së saj do të përdoren për të shpëtuar dy foshnje të tjera, ndërsa mushkëritë e saj do të përdoren për hulumtime mbi anencefalinë.
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Nga Denada Nako Çaji e sidomos ai jeshil është një pije e mrekullueshme. Më poshtë ju tregoj 10 benefite të tij: 1. &Cc...
Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të ...