Robert Berisha: Partneres i pëlqeu të më shohi si fermer në Fermën VIP
Moderatori Robert Berisha ka zbuluar ekskluzivisht për emisionin “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti se do të jet&e...
Është periudha më e “keqe” e vitit për sa i përket sëmundjeve nga mot ii ftohtë apo ndryshimi i pa shpjegueshëm i temperaturave. Mirë është që të kujdesemi për veten shumë më përpara se gripi të na zë, por në rast se nuk keni mundur dhe nuk preferoni ilaçet këtu janë disa mënyra popullore për të shpëtuar prej tij.
- Uji dhe lëngjet tjera: konsumimi i lëngjeve mund t’ju ndihmojë të përmirësoheni. Uji, lëngjet e frutave, lëngu i mishit apo pulës, ujë i vakët me mjaltë dhe limon parandalon dehidratimin dhe zhbllokon hundët. Qëndroni larg kafesë dhe lëngjeve tjera me kafeinë, sepse ju shkaktojnë etje. - Ujë me kripë: merrni një gotë me ujë të ngrohtë dhe hidhini gjysmë luge çaji kripë, bëni gargara me këtë përbërje dhe fyti do t’ju përmirësohet. - Supë me lëng pule: më parë prindërit u jepnin fëmijëve të sëmurë supë me lëng pule. Tani shkencëtarët kanë zbuluar supën e pulës dhe theksuan se kjo supë lehtëson në dy mënyra shenjat e gripit dhe ftohjes. E para duke penguar lëvizjen e neutrofileve supa pasqyron efekt antiinflamator. E dyta përshpejton rrjedhjen e hundëve dhe ndihmon në zhbllokimin e tyre. Kufizon numrin e viruseve të cilat vendosen në pjesën e brendshme të hundës. - Antihistamina: ky qetësues ndihmon në lehtësimin e shenjave të ftohjes si rrjedhja e hundëve, lotimi i syve, teshtima, të kolliturit.
- Lagështira: viruset e gripit shtohen më shumë në kushte të thata. Ajri i thatë than shtresën e mukozës dhe bllokon hundën, acaron fytin. Nëse aparatet e përdorura në shtëpi për të njomur ajrin nuk pastrohen rregullisht mund të përhapin myk dhe baktere. Ndryshoni ujin brenda aparatit çdo ditë dhe pastrojeni atë në bazë të direktivave të firmës.
Moderatori Robert Berisha ka zbuluar ekskluzivisht për emisionin “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti se do të jet&e...
Aktorja Elia Zaharia në një lidhje telefonike në emisionin “Zona Zero” në Top News rrëfeu detaje nga situata e ndodhur me...
Macet janë, siç i përshkruajmë shpesh, krijesa misterioze. Ata kanë një atmosferë të ndryshme nga kafshët e tj...