Këpucët me takë, 15 modelet më IN për sezonin e pranverës
Me ardhjen e pranverës, nisim zyrtarisht edhe sezonin e dasmave dhe eventeve. Ndaj do të jemi në provë të vazhdueshme për të...
Princi Philip ka qenë i përfshirë në një aksident të rëndë rrugorr, është jashtë rrezikut por shumë i tronditur për ngjarjen që ka ndodhur. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në orën 15:00. Nga pamjet që janë bërë të dukshme për të gjithë vëmë re Range Roverin e princit që është përplasur me një makinë që transportonte njerëz. Personat brenda kanë patur disa dëmtime të lehta dhe kanë marrë mjekimet e duhura menjëherë. Ekspertët kanë paralajmëruar herë pas here që të moshuarit duhet të kenë tepër kujdes në drejtimin e automjetit. Sipas ligjeve për drejtimin e automjetit në Mbretërinë e Bashkuar, qytetarët duhet të aplikojnë përsëri për patentën e tyre sapo të mbushin 70 vjeç.
Rhiannon Mills, korrespondentja mbretërore e Sky, tha: “Natyrisht, fakti që ai është 97 vjeç, ka shqetësimet e veta. Ai është shumë i pavarur dhe aktiv.”
Kryepeshkopi i Jorkut shkroi një lutje për Princin Philip pas aksidentit.
Ai shkroi: “Perëndia i plotfuqishëm, burimi i gjithë mirësisë. Ne lutemi me përulësi për të bekuar Philip Dukën e Edinburgut. Mbroje atë me Frymën tënde të Shenjtë; ta pasuroni me hirin tuaj qiellor; çojeni në mbretërinë tënde të përjetshme, nëpërmjet Jezu Krishtit, Zotit tonë. Amen.” Kujtojmë se Duka është përfshirë në një aksident edhe më parë. Në vitin 2010 ai plagosi kyçin e këmbës kur karroca e tij me kuaj goditi një pemë në Estate Windsor.
Me ardhjen e pranverës, nisim zyrtarisht edhe sezonin e dasmave dhe eventeve. Ndaj do të jemi në provë të vazhdueshme për të...
Britney Spears ka postuar në Instagram një sërë fotosh mjaft provokuese nga pushimet e saj të fundit. Në njërën nga f...
Ledjona Xheladinaj, në intervistën e parë pas eliminimit nga “Big Brother VIP 3”, komentoi deklaratat e ish-bashkëshortit t&eu...