Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Një modele kolumbiane ka ndarë me të gjithë fansat e saj dhunën dhe abuzimet që ka vuajtur nga i dashuri i saj gjatë marrëdhënies së tyre dyvjeçare. Në një post në llogarinë e saj në Instagram, Estefania Pereira ka folur hapur për eksperiencën e saj të hidhur, vetëm për t’u dhënë të gjitha vajzave që ndjekin atë, por jo vetëm, që dhuna nuk duhet të tolerohet në asnjë rrethanë. Modelja duket të ketë vuajtur abuzimet e partnerit nga mosha 24 deri në atë 26-vjeçare, e tanimë prej një viti ajo ka arritur të dalë nga ajo lidhje toksike.
Duke ndarë historinë e saj në mediet sociale, Estefania shkruante:
“Po e ndaj këtë foto me ju sot, vetëm sepse tani ndihem e shëndetshme dhe zemra ime është shëruar. Nëse do të më pyesnit, si filloi e gjitha kjo, nuk di si t’ju përgjigjem. As nuk e kupton se kur fjalët degjenerojnë në fyerje e fyerjet në dhumë fizike. Ju as nuk e vini re, gjithçka vazhdon të përshkallëzohet Jam abuzuar midis moshës 24 dhe 26 dhe kanë qenë dy vitet më të trishtuar të jetës sime. U ndjeva e vdekur nga brenda, por tani e shoh jetën ndryshe; e dua dhe e respektoj veten. Kishte kaq shumë manipulime deri në atë pikë sa unë arrita të fajësoja veten për veprimet e mia.”
Modelja ka ndarë gjithashtu fotot ku qartë dallohen shenjat e abuzimit fizik dhe 27-vjeçarja shton më tej:
"Mos e lejoni këtë, sepse gjithçka që lejohet, përsëritet. Më shumë se sa për të treguar historinë time, doja të hapja zemrën sepse e di se shumë gra atje jashtë, po vuajnë në heshtje. Shpresoj se ky post do t'i ndihmojë ato të hapin sytë. Jeta është shumë e shkurtër për të jetuar të palumtura."
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...