Dekorime 17 Janar 2019

Të stresuar? Shkenca thotë që kjo ngjyrë duhet të mbizotërojë në dhomën tuaj të gjumit

Dekorime

Ngjyrat njihen të kenë një efekt të caktuar në trurin e njeriut dhe si na bën të ndihemi një ngjyrë, nuk na bën një tjetër. Thuhet se kuzhina duhet lyer e kuqe, pasi në këtë mënyrë ndillet oreksi, dhoma e ndjenjes e gjelbërt, pasi na relakson, e dhoma e gjumit në tonet e blusë. Kjo sipas një studimi të Travelodge në vitin 2013, i cili doli në përfundimin se e kaltra, mund të ketë një ndikim real në cilësinë e gjumit ! Studiuesit gjetën se nga mijëra të anketuar, njerëzit që flinin në dhoma të lyera me hijet e blusë ishin më të qetë në përgjithësi, në krahasim me ata që flinin në një dhomë të lyer me nuancat e së verdhës, lejlasë etj.

Efekti qetësues i blusë, siç shprehet Chris Idzikoëski nga Edinburgh Sleep Centre, lidhet me receptorët e specializuar të quajtur qeliza ganglion në pjesën e retinës së syve tanë, të cilët janë më të ndjeshëm ndaj ngjyrës blu. Një tjetër studim shkencor ka dalë në përfundimin se shtresat e bardha luftojnë stresin, ankthin apo pagjumësinë. Mund t'ju duket e çuditshme, por kaq e thjeshtë është. Mjafton të shtroni në krevatin tuaj çarçafë të bardhë, të lyeni muret ngjyrë të kaltër dhe kjo do të ndikojë drejtëpërdrejtë në psikozën tuaj. Tradicionalisht, shtresat e bardha janë përdorur si pjesë e terapisë profesionale për fëmijët që përjetojnë çrregullime ndijore, ankth, stres ose probleme të lidhura me autizmin.  Studimet klinike tregojnë se shtresat e bardha ndihmojnë pacientët që vuajnë nga shumë sëmundje dhe çrregullimeve të ndryshme si për shembull autizmi, Tourette-së, Alzheimer, paralizë cerebrale dhe madje mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave menopausale. Purewow

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor