Diola Dosti rigjen dashurinë, publikon foton duke puthur biznesmenin nga Kosova
Diola Dosti ka rigjetur dashurinë pas ndarjes nga bashkëshorti. Biznesmeni nga Kosova Erolld Belegu ka postuar sonte disa foto në Instastory ku...
Viruset dhe bakteret janë në ajër dhe në këtë kohë më shumë se asnjëherë tjetër, rreziku për t’u prekur nga to është shumë i lartë. Ndonëse përpiqeni të ruheni që mos t’ju zërë gripi apo mos të ftoheni, ndodh që sëmureni nga “hiçi”. Kjo sipas jush, sepse sipas ekspertëve të shëndetit, jeni ju të cilët përmes veprimeve të përditshme, sëmurni veten. Më poshtë living do të listojë të gjitha veprimet e padëmshme në dukje që ju vendosin përpara sëmundjeve të ndryshme.
Nuk lani çdo javë çarçafët e krevatit dhe këllëfët e jastëkut.
Bakteret, kërpudhat, qelizat e vdekura të lëkurës mund të grumbullohen e shumohen duke shkaktuar puçrra në fytyrë, zbokth apo irritime të tjera të lëkurës. Ekspertët e shëndetit pohojnë se shtresat e krevatit duhen larë në gradacion të lartë dhe proces të gjatë.
Ripërdorimi i peshqirëve të kuzhinës
Ju duhet t'i lani më shpesh se sa mendoni. I ngrohti dhe lagështia formojnë terrenin ideal për t’u shumuar bakteret dhe nëse ju nuk i lini të thahen, apo i lini të lagur në një vend, pikërisht aty sapo është krijuar një vatër sëmundjesh e bakteret mund të kalojnë lehtësisht në ushqimin që ju konsumoni. Peshqiret e kuzhines duhet te lahen të pakten dy herë në javë , në lavatriçe.
Përdorni telefonin tuaj kudo dhe kurdo
Ju nuk mund ta merrni me vete kudo celularin tuaj, e kur themi këtë, në mendje na vjen një vend: tualeti. Hulumtime të shumta janë bërë për të ilustruar se sa i dëmshëm është përdorimi i celulari në tualet. Këtu do të lexoni arsyen përse. Shkencëtarët e Universitetit të Arizonës gjetën në një studim se telefonat celularë mbajnë deri në 10 herë më shumë baktere sesa mesatarja e baktereve në tualet.
Të njëjtën gjë mund të themi edhe për tastirën e kompjuterit. Grumbullimi i papastërtive, ngrënia në tavolinën e punës, vendosja e objekteve në tavolina, prekja e kësaj të fundit e më pas prekja e fytyrës, nuk shkakton gjë tjetër veçse probleme me lëkurën. Mikrobiologët dhe mjekët njësoj rekomandojnë pastrimin dhe dezinfektimin e tastierës suaj - si dhe tavolinën përreth - të paktën një herë në javë.
Injorimi i atyre njollave të errëta në perden e dushit
Nuk janë aq të padëmshme sa duken. Prania e mykut në perdet e dushit apo dhe në pllakat e tualetit vendos në rrezik shëndetin tuaj. Lexoni këtu shenjat sesi myku po ju sëmurë pa e kuptuar as vetë.
Ngrënia e thonjve
Ky nuk është vetëm një zakon i keq, por rezulton të jetë gjithashtu një zakon i rrezikshëm. Një studim i botuar në revistën "Mikrobiologjia Orale dhe Imunologjia" zbuloi se si niveli i baktereve E. coli dhe Enterobacter ishte më i lartë në pështymën e njerëzve që hanin thonjtë ( 76%) në krahasim me nivelin (26.5%) tek njerëzit që nuk e kanë zakon.
Diola Dosti ka rigjetur dashurinë pas ndarjes nga bashkëshorti. Biznesmeni nga Kosova Erolld Belegu ka postuar sonte disa foto në Instastory ku...
Migrena zakonisht njihet për shkaktimin e dhimbjes pulsuese të kokës, por jo të gjitha rastet e migrenës janë të njëjt...
Turmat në veri në Londrës janë mbledhur të hënën në mëngjes për të parë një mural në for...