Kujdesi per fytyren 11 Janar 2019

A vendosni krem mbrojtës kur përdorni celularin, pse dermatologët këmbëngulni ta përdorni sa më parë?

Kujdesi per fytyren

Është bërë thuajse e pamundur të mos hapni kompjuterin disa herë gjatë ditës, apo të kontrolloni orë e minutë telefonin. Por a keni menduar ndonjëherë se këto veprime të thjeshta në dukje, po plakin lëkurën tuaj? Sipas studimeve të fundit, drita blu që vjen prej tyre njohur ndryshe si HEV (High Energy Visible) është edhe shkaku kryesor i plakjes së parakohshme të lëkurës, njohur ndryshe si plakja digjitale. 

Kjo dritë rrit temperaturën e lëkurës, duke dëmtuar fibrat e kolagjenit, si rrjedhojë ndikon në  shfaqjen e rrudhave. Kjo është edhe arsyeja kryesore përse dermatologët këshillojnë që të vendosni krem mbrojtës para se të përdorni telefonat e zgjuar, tabletin apo kompjuterin. Ata këshillojnë që të përdorni kremra specifikë  që luftojnë rrudhat e parakohshme, veprimin e radikaleve të lira në lëkurë dhe njollat e ndryshme. Ata sugjerojnë gjithashtu që të konsumoni ushqime që kanë përmbajtje të lartë të vitaminës C dhe E.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor