Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Bakteret orale në gojën tuaj, të cilat ushqehen nga sheqeri, prodhojnë acide, të cilat çojnë në shkatërrimin e dhëmbëve. Shumë fëmijë dhe të rritur preken nga dhimbjet e dhëmbëve, të cilat vijnë si pasojë e degradimeve të dhëmbëve.
Ja disa mënyra, se si të shpëtoni shpejtë nga dhimbjet e dhëmbëve, në kushtet e shtëpisë: Ujë të ngrohtë me kripë – Përzieni një lugë me kripë në një gotë me ujë të ngrohtë. Uji me kripë do të reduktojë enjtnjen e shkaktuar nga dhimbjet e dhëmbit, pasi të shpëlani me të gojën. Vaj për infeksionet e dhëmbit – Hidhni dy lugë me vaj në gojë dhe trazojeni atë në gojë për rreth 15-20 minuta. Përfitimi më i madh nga vaji është se ai redukton bakteret e dëmshme në gojë, duke larguar infeksionet. Kripë dhe piper për lehtësimin e dhimbjeve – Të dyja kanë veti të fuqishme anti bakteriale.Ato mund të lehtësojnë dhimbjet e dhëmbëve. Merrni masa të njëjta të kripës dhe të piperit. Përziejini dhe shtoni pak ujë, në mënyrë që të krijohet një masë e vetme në formën e pastës. Aplikojeni në dhëmbin ku ndiheni dhimbje dhe më pas lëreni të veprojë për disa minuta.
Hudhra për dhimbjet e dhëmbit – Hudhra është një tjetër produkt që mund të shërbejë si medikament për lehtësimin e dhimbjeve të dhëmbit. Shtypni një hudhër dhe përziejeni atë me pak kripë. Aplikojeni përzierjen në dhëmbin e dëmtuar. Përsëriteni këtë trajtim për disa ditë rresht. Xhinxheri – Hidhni pak rrënjë xhinxheri në një enë me ujë dhe më pas bëni gar-garë me të. Qepa – Qepët kanë veti shumë të forta kundër dhimbjeve të dhëmbëve. Për të reduktuar dhimbjen, mjafton të copëtoni nj qepë dhe ta mbani atë për disa minuta tek dhëmbi që ju krijon probleme.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...