Showbiz 11 Janar 2019

37-vjetori i Kate Middleton ishte festa më e bukur në pallatin mbretëror

Showbiz

Kate Middleton ka kaluar dy vitet e fundit duke kaluar ditën e ditëlindjes thjesht duke ndejtur në shtëpinë e saj pallatin Kensington  me princin William dhe fëmijët e tyre. Por këtë vit, ajo bëri diçka të veçantë - më shumë për princin George dhe princeshën Charlotte, raporton Vanity Fair.

Një burim tha se organizoi një pasdite të këndshme me çaj në pallatin Kensington Palace për ditëlindjen e 37-të. "Kate nuk i pëlqejnë shumë festimet e ditëlindjes, por Georg dhe Charlotte adhurojnë tortat e ditëlindjeve, kështu që do të ketë një pasdite duke pirë çaj në Pallat me qirinj dhe dhurata. Princi Ëilliam, i cili kishte një angazhim në mëngjes në një organizatë  bamirësie, thuhet se është kthyer në shtëpi në kohë për festimet. Që nga lindja e George, Kate e ka festuar ditëlindjen e saj në mënyrë të thjeshtë  duke ndejtur në shtëpi. Një burim i tha E! që vitin e kaluar, Kate e kaloi ditëlindjen e saj të 36-të "privatisht me William dhe fëmijët [Princi George dhe Princesha Charlotte]. Kjo histori e bën çajin e kësaj ditëlindjeje diçka të veçantë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor