Kujdesi per trupin 10 Janar 2019

Si të zbardhni thonjtë e zverdhur brenda 5 minutash, 3 super truke që mund t'i bëni në shtëpi

Kujdesi per trupin

Në pamje të parë, mendohet se pirja e duhanit dhe lyerja e thonjve me manikyr të errët janë dy shkaqet kreysore që u japin atë hijen e verdhë thonjve, ngjyrë që asnjë femër nuk do e dëshironte. Mirëpo ndonjëherë arsyet mund të jenë më serioze, si për shembull një regjim i varfër ushqimor në vlera ushqyese, për këtë arsye ju këshillojmë të përfshini në vaktet tuaja ushqime që përmbajnë vitaminë A, B, kalcium, hekur dhe zink, apo edhe faktorë të tjerë si problemet shëndetësore të mëlçisë, stresi, abuzimi me duhanin dhe alkoolin etj. Në vend që të mbuloni problemin duke lyer thonjtë, ju këshillojmë që të kujdeseni për ta, duke provuar truket e mëposhtme.

1.Limoni: Limoni është i pasur me vitaminë C, e cila njihet për vetitë e saj zbardhuese. Kjo është edhe arsyeja përse shpeshherë ju kemi rekomanduar ta përdorni limonin për të eleminuar njollat e vështira në veshje apo këpucë , apo për të hequr erërat e këqija. Merrni 2 limonë të pjekur mirë dhe shtrydhini. Më pas zhysni thonjtë e zverdhur në të për 15 minuta, dhe më pas fërkojini me një furçë dhëmbësh. Provoni këtë metodë disa herë gjatë javës dhe shumë shpejt do të vini re rezultatet e para.

2.Uthull e bardhë rrushi dhe uthull molle: Përveç se eliminon ngjyrën e verdhë të thonjve, i ndihmon ata të rriten më të fortë dhe të shëndetshëm. Uthulla ka në përmbajtjen e saj  përbërës me veti antiinflamatore dhe antimykotike. Njëlloj si edhe në rastin e lëngut të limoni, mjafton të zhysni thonjtë në një sasi uthulle të ngrohur paraprakisht dhe me ndihmën e një furçe t’i fërkoni. Ky trajtim duhet përdorur dy herë  në javë.

3.Sodë buke: Soda e bukës është gjithashtu një zgjidhje e shkëlqyer për të hequr gradualisht  tonin e verdhë të thonjve, por edhe shërben si një lloj scrub-i natyral që eliminon qelizat e vdekura dhe i bën duart më të buta. Për të realizuar  këtë trajtim ju duhet: 1 lugë gjelle sodë buke, ½ lugë gjelle vaj ulliri dhe 1 lugë gjelle lëng limoni. Përzieni të gjithë përbërësit bashkë derisa të formohet një masë e njëtrajtshme dhe më pas masazhoni thonjtë me të.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor