Showbiz 10 Janar 2019

Një shtëpi në fshat për Meghan dhe Harry/ Kjo është shtëpie e re që ka blerë çifti mbretëror

Showbiz

Ka kaluar tashmë një vit që nga momenti kur u dha lajmi se dukesha Meghan dhe bashkëshorti i saj Harry do të merrnin një shtëpi të re. Shumë larg pallatit mbretëror dhe në fshat. Po, po e dëgjuar mirë, larg qytetit. Ky vendim erdhi si pasojë e fëmijës së çiftit që do të vijë së shpejti. Ata duan ti japinm një ambient të ngrohtë dhe të qetë për të.

Vila e re ka 10 dhoma gjumi dhe është pranë Kështjellës Windsor. Por përpara këtyre, Meghan dhe Harry vendosën që të merrnin me qira një shtëpi në Cotswolds prej 2.5 milionë paund, për të cilën “The Sun” publikon për herë të parë një foto. Sipas raportimeve, shtëpia i përket shekullit të 18-të dhe ka 4 dhoma gjumi dhe shtrihet në një pronë prej 16.187 m2. Ajo përfshinë dritare prej xhami që zëvendësojnë muret, një kuzhinë gjigande dhe një dhomë për veshjet. “Është një vend i shkëlqyer me pamje mahnitëse dhe jashtëzakonisht private. Është vendosur në një prej fshatrave më të bukur. Meghan e adhuron zonën. Ajo dhe Harry bëjnë shëtitje me qentë dhe mund të argëtojnë miqtë e tyre në privatësi”, raportojnë mediat angleze.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor