Femijet 10 Janar 2019

10 gabimet që prindërit mendërisht të fortë nuk i bëjnë me fëmijët e tyre

Femijet

Të përgatisësh një fëmijë për botën e vërtetë, do të thotë të heqësh dorë nga disa praktika dhe mënyra të edukuara që janë sa popullore aq edhe të pashëndetshme. Disa modele prindërimi rrisin fëmijë të suksesshëm e disa të tjera rrisin fëmijë të prirur drejt problemeve në të ardhmen. Prindi nuk e di asnjëherë ç’punë ka bërë me fëmijën derisa ky i fundit arrin moshën madhore. Të rrisësh fëmijë të zotë, nuk do të thotë që prindi të jetë i suksesshëm, por i vendosur dhe mendërisht i fortë.  Prindërit e zgjuar nuk bëjnë 13 gabimet e mëposhtme

1. Ata nuk e pranojnë “mendësinë e viktimës”

Refuzimi, dështimi dhe padrejtësia janë pjesë e jetës. Në vend që të lejoni fëmijët të viktimizohen apo të ekzagjerojnë dëshitmin e tyre, prindërit mendërisht të fortë i nxisin fëmijët të kthejnë zhgënjimet në forcë.

2. Ata nuk e bëjnë fëmijën e tyre Qendrën e Universit

Mund të jetë joshëse ideja se bota të rrotullohet rreth fëmijës suaj, por ky model prindërimi është më shumë se i gabuar sipas psikologëve.

3. Ata nuk lejojnë që frika të ndikojë në zgjedhjet e tyre

Mbajtja e fëmijës tuaj brenda një flluske mbrojtëse mund t'ju kursejë shumë ankth, por kjo gjë pengon zhvillimin normal të fëmijës.

4. Ata nuk i japin fëmijëve të tyre pushtet mbi ta

Fëmijët që diktojnë se çfarë ndodh apo çfarë duhet bërë në familje, nuk është e shëndetshme për ta.  Prindërit ua mundësojnë fëmijëve të bëjnë zgjedhje të përshtatshme duke ruajtur një hierarki të qartë

5. Ata nuk presin përsosmëri

Pritshmëritë e larta janë të shëndetshme, por të presësh më shumë se çduhet nga fëmijët, mund t’i dëmtojë ata.

6. Nuk lejojnë që fëmija i tyre të shmangë përgjegjësinë

Prindërit e suksesshëm u mësojnë fëmijëve të tyre që të marrin përgjegjësi për zgjedhjet e tyre dhe i caktojnë detyra të përshtatshme për moshën.

7. Ata nuk i mbrojnë fëmijën e tyre nga dhimbja

Është e vështirë të shikosh fëmijët me ndjenja të lënduara, por fëmijët kanë nevojë të provojnë çdo emocion.Prindërit e zgjuar u japin fëmijëve të tyre mbështetjen dhe i ndihmojnë për të përballuar çdo gjë, por nuk i marrin çdo përgjegjësi.

8. Ata nuk ndihen përgjegjës për emocionet e fëmijës së tyre

Nuk mund të menaxhoni ju çdo emocion të fëmijës, ndaj lijeni atë t’i menaxhojë vetë situatat, përndryshe në të ardhmen do të jetë gjithmonë i varur nga dikush. Prindërit e fortë i mësojnë fëmijës së  tyre se si të jenë përgjegjës për emocionet e tyre

9. Ata nuk i pengojnë fëmijën e tyre nga gabimet

Lërini të gabojnë dhe të përballen me pasojat e veprimeve të tyre.

10. Ata nuk e ngatërrojnë disiplinën me ndëshkimin

Ndëshkimi bën që  fëmijët të vuajnë për gabimet e tyre. Disiplina ka të bëjë me mësimin e tyre se si të përmirësohen në të ardhmen.

Burimi: FORBES

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor