Astroliving 9 Janar 2019

Nga Peshorja tek Peshqit, e dini si sillen shenjat e horoskopit kur bëhen gjithë nerva?

Astroliving

Në Living kemi folur vazhdimisht për shenjat e horoskopit, për mënyrën si e konceptojnë jetën, si shpenzojnë paratë apo sa fatlumë/fatkeqë janë në dashuri. Megjithatë, a jeni vërtet të bindur që dini gjithçka për të? Ju treguam më parë se çfarë i acaron 6 shenjat e para të horoskopit , lexoni këtu, le të zbulojmë ç’bëhet edhe me 6 shenjat e tjera.

Të lindurit në shenjën e Peshores janë shumë të sjellshëm, të edukuar dhe gjithmonë të gjindshëm për t’ju ndihmuar. Por mos u gënjeni nga pamja e jashtme, në qoftë se provoni të talleni me ta dhe të përfitoni nga shoqëria e tyre do të merrni një grusht të mirë në fytyrë.

Njëlloj si Dashi, edhe Akrepi e di shumë mirë se çfarë kërkon nga vetja dhe njerëzit që e rrethojnë. Është shumë tolerant dhe mirëkuptues, por nëse provoni ta gënjeni do të njihni anën e tij më të keqe. Mund të falë gjithçka, por jo gënjeshtrat dhe mashtrimin.

Shigjetari është shenja më aventuriere e horoskopit. As nuk mund ta imagjinojë jetën pa emocione dhe sprova të reja, ndaj mos bëni gafë ta kontrolloni apo ta frenoni. Do ta humbisni përgjithmonë.

Bricjapi është shenja më e organizuar që mund të takoni ndonjëherë. Janë gjithmonë në kërkim të inovacionit, të resë, përsosjes në aspektin profesional e jo vetëm, ndaj vështirë se mund të ndiqni hapin e tyre. Ata mund të pranojnë gjithçka, por jo injorancën dhe sharlatanizmin. Njerëzit pak ambiciozë nuk kanë vend në jetën e tyre.

Lëreni të qetë Ujorin e gjorë! Njerëzit që i përkasin kësaj shenje duan të jetojnë rehat në botën e tyre, në hallet e tyre. E duan pavarësinë dhe lirinë e të jetuarit vetëm më shumë se kushdo tjetër. Nëse doni t’i shihni vërtet me nerva, provoni t’u shkoni vetë i 6-të në shtëpi. Do të tërbohen.

Peshqit i urrejnë njerëzit me dy fytyra, që tjetër janë e tjetër shtiren. Luajnë gjithmonë me letra të hapura dhe nuk honepsin thashethemet dhe goditjet pas shpine.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor