Shtrigat ktheheshin në mace! Arsyet pse ato lidhen me magjitë e zeza dhe kanë 9 jetë
Macet janë, siç i përshkruajmë shpesh, krijesa misterioze. Ata kanë një atmosferë të ndryshme nga kafshët e tj...
Ju falet të mos i njihni përfitimet dhe vlerat e paçmueshme ushqyese të avakodos vetëm nëse jetoni “nën gurë” ! Në Living kemi shkruar dhjetra artikuj mbi dobitë shëndetësore të këtij fruti, por sot do të flasim për farën e avokados dhe arsyet se përse nuk duhet ta hidhni kurrësesi. Mund t’ju duket çudi, por po... Fara e avokados duhet dhe mund të konsumohet. Sipas një studimi të botuar në Food Chemistry, fara e këtij fruti ka aktivitet shumë më të lartë antioksidues dhe përmbajtje më të lartë fenolike sesa tuli i ngrënshëm. Më poshtë do të listojmë 5 përfitimet e të ngrënit të farave të avokados.
Eleminon qelizat kancerogjene
A e dini se 70% e antioksidantëve në avokado gjenden në fara? Farat përmbajnë flavonol, një antioksidant i fuqishëm që ndihmon në parandalimin dhe reduktimin e rritjes së tumorit.
Rregullon problemet e traktit tretës
Për shekuj me radhë, në Amerikën e Jugut janë përdorur farat e avokados për trajtimin e shqetësimeve të traktit gastrointestinal, duke përfshirë ulcerën e stomakut, kapsllëkun dhe diarrenë.
Shëndeti kardiovaskular
Avokadot janë një burim i shkëlqyer i yndyrnave të shëndetshme në sajë të përmbajtjes së tyre të aminoacideve dhe fibrave distike. Fara gjithashtu mund të ndihmojë në uljen e nivelit të kolesterolit parandalimin e pllakave në arterie etj. Dr. Tom Wu, fitues i çmimit “World Famous Doctor”ka pohuar gjithashtu se konsumon farën dhe ia rekomandon dhe pacientëve.
Forcon sistemin imunitar duke parandaluar përhapjen e radikaleve të lira dhe infeksionet bakteriale, virale dhe kërpudhore!
Antioksidantët e fuqishëm në farat e avokados kanë treguar të ngadalësojnë procesin e plakjes duke rindërtuar kolagjenin, duke riparuar dëmtimin e qelizave dhe duke përmirësuar pamjen dhe cilësinë e lëkurës suaj.
Mënyra më e thjeshtë për të përfshirë farën e avokados në dietën tuaj të përditshme është ta grish në pluhur e ta shtosh në smoothie apo salca të ndryshme. Për të shmangur dëmtimin e blenderit ose procesorit të ushqimit futeni farën në një qese dhe shtypeni atë më parë me një çekiç .
Macet janë, siç i përshkruajmë shpesh, krijesa misterioze. Ata kanë një atmosferë të ndryshme nga kafshët e tj...
Kanye West dhe Bianca Censori teksa ishin drejtuar drejtë një qendre tregtare në Los Anxhelos, kjo e fundit u pa me një tjetër veshje...
Greqia pas datës 30 mars 2024, do të kufizojë hyrje-daljet me Shqipërinë. Të gjithë emigrantët që kanë...