Orakulli i kuzhinës 9 Janar 2019

Burimet më të mira të antioksidantëve; këto janë frutat e perimet që ju mbrojnë nga qelizat kancerogjene

Orakulli i kuzhinës

Antioksidantët gjenden në forma të ndryshme, kanë shkallë veprimi po ashtu të ndryshme dhe funksioni i tyre kryesor është një: të luftojnë radikalet e lira përgjegjëse për 1001 probleme në organizmin e njeriut. Lycopenet tek domatet, beta-carotene tek karota flavonoidet tek çokollata e zezë ose resveratroli tek rrushi, janë disa nga llojet e ndryshme të antioksidantëve.  Këto të fundit mbrojnë qelizat e shëndetshme kundër kimikateve të dëmshme të njohura si radikalet e lira. Ndonëse antioksidantët prodhohen natyrshëm nga trupi ynë, nuk janë të mjaftueshme për të luftuar toksinat, ndotësit dhe të gjitha kimikatet e dëmshme që sulmojnë qelizat tona çdo ditë. Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për antioksidantë të marra nga frutat, perimet apo ushqimet e tjera, ndaj më poshtë Living do të listojë të gjitha ushqimet që mbrojnë organizmin tonë. 

1. Boronicat

Boronicat janë fruti që përmban sasinë më të lartë të antioksidantëve në mesin e të gjitha perimeve dhe frutave që konsumohen më së shumti. Lloji i veçantë i antioksidantëve i quajtur anthocyanins, janë provuar të reduktojnë faktorët e rrezikut për sëmundjet e zemrës, ulin presionin e gjakut dhe nivelin e lartë të kolesterolit të keq.

2. Çokollatë e errët

Veç antioksidantëve, çokollata e errët vjen dhe me një sërë lëndësh ushqyese po aq të rëndësishme për organizmin. Kaliumi, fibrat e tretshme, zinku, mangani, bakri, selenium, hekuri dhe magnezi janë disa nga mineralet që gjenden me shumicë tek çokollata.

3. Kale

Kale është pjesë e familjes së lakrës dhe është një nga perimet më ushqyese e pasur me vitamina A, K dhe C. Gjithashtu, është një burim shumë i mirë i antioksidantëve që ndihmojnë trupin në eliminimin e radikaleve të lira.

4. Spinaqi

Spinaqi njihet si një nga burimet më të pasura të antioksidantëve. Është një nga burimet më të mira të beta-carotene, e cila është një antioksidant i njohur për vetitë e saj anti-plakje, antikancer. Veç beta-caroten, spinaqi është gjithashtu një burim i mirë i vitaminave A, B2, C, E dhe K dhe përmban minerale të tilla si magnez, mangan, kalium, hekur, folatë dhe kalcium.

5. Luleshtrydhet

Luleshtrydhet përmbajnë anthocyanins, antioksidantë që ndihmojnë në mbrojtjen kundër sëmundjeve kardiovaskulare. Luleshtrydhe janë të pasura me disa vitamina si: B, vitamina C dhe vitamina K. Ky frut  përmban gjithashtu mangan, magnez, kalium, folate, fibra dietike, kalium, biotinë dhe acide yndyrore omega-3. Konsumoni një grusht luleshtrydhe çdo ditë për përfituar maksimalish nga antioksidantët e jo vetëm.

6. Çaji

Me vetëm një gotë çaj, ju merrni 2 fitokimikate shumë të fuqishme si: pro-anthocyanin dhe anthocyanin. Të dy antioksidantët ndihmojnë në luftimin e inflamacionit dhe bllokimin e qelizave që mund të zhvillojë kancer. 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor